Kërko

Imazhet dhe fjalët e Papës që ndriçojnë Romën

Prej disa ditësh, në ekrane gjigante rreth Vatikanit shfaqen foto dhe mesazhe të Leoni XIV. Bëhet fjalë për një nismë për festat e Krishtlindjes e Vitit të ri, promovuar nga Selia e Shenjtë në bashkëpunim me Selfiestreet, e cila do të zgjasë deri më 31 dhjetor.

R.SH. / Vatikan

Jo reklamat shumëngjyrëshe të udhëtimeve dhe panetoneve, as sekuenca video-gjigantografish digjitale që shtrihen mbi muret e pallateve të qendrës së Romës. Këtë herë, mesazhi që prej disa ditësh “bie” mbi turmën e shtegtarëve dhe ndriçon mbrëmjet romake në Piazza Risorgimento, në kënd me Via Ottaviano, dhe në Via Tunisi përballë hyrjes së Muzeve të Vatikanit, është ai i Leoni XIV: foto dhe mendime të marra nga fjalimet e tij, që reflektojnë mbi kuptimin e festave dhe ftojnë në shpresë.

Mesazhe paqeje dhe vëllazërie
Këtë fushatë gjatë periudhës së Krishtlindjes e ka promovuar Selia e Shenjtë me mediat e saj, në bashkëpunim me Selfiestreet, falë disa ekraneve gjigante të vendosura në zona pranë territorit të Vatikanit. Nuk është e rrallë, duke shëtitur në këto zona të Romës, të shihen njerëz të ndalur, me kokën lart, që lexojnë me njëfarë habie, por edhe emocion, frazat e projektuara së bashku me disa fotografi të bukura të Papës, të kapur mes besimtarëve dhe shtegtarëve të Jubileut.

Edhe në rrjetet sociale vazhdojnë të shtohen postime dhe shpërndarje të kësaj nisme, e programuar deri më 31 dhjetor. “Prania e mesazhit të Atit të Shenjtë në hapësirën publike – thuhet në një shënim – vendoset në kohën e Krishtlindjes si shenjë afërsie shpirtërore dhe si thirrje ndaj vlerave të paqes, shpresës dhe vëllazërisë.”

30 dhjetor 2025, 14:28