Kërko

Papa Leoni, mbi varrin e Shën Françeskut jam lutur për paqen

'Umbria është tokë e shumë shenjtorëve' kujtoi Papa

R.SH. / Vatikan

"Mbi varrin e Shën Françeskut jam lutur për paqen": kështu tha Leoni XIV duke lënë manastirin e murgeshave augustiniane të Montefalcos ku kremtoi Meshën dhe drekoi me murgeshat. Sot paradite Papa kishte qenë në Asizi për një lutje në kriptën ku pushojnë eshtrat e të Varfanjakut, shën Françeskut.

"Jemi në Umbria, tokë e shumë shenjtorëve" kujtoi Papa Prevost. "Sot paradite isha në Asisi - kujtoi ai -, tani në Montefalco për takimin me motrat, murgeshat klarise, në një klimë shenjtërie. Përmasa shpirtërore besoj se është e rëndësishme. Duhet gjithmonë t’i kërkojmë këto momente."

20 nëntor 2025, 15:30