Shkatërrimi i Gazës Shkatërrimi i Gazës

Leoni XIV: popujt dëshirojnë paqe, dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa, në përshëndetjet pas lutjes së Engjëllit, bëri thirrje që "qeveritarët” ta dëgjojnë britmën e të dëmtuarve nga lufta. Lutje e ngushëllime për viktimat e vogla të Camp Mystic

R.SH. / Vatikan

Mbarë popujt dëshirojnë paqen. Fjalët dhe thirrja e Papës Leoni, në përshëndetjet e tij pas lutjes së Engjëllit të Zotit të së dielës, janë të qarta: të fuqishmit duhet të punojnë, për të siguruar që luftërat të marrin fund!

Paqja është dëshirë e mbarë popujve, e edhe britmë e dhimbshme e atyre që u rrënuan nga lufta. I lutemi Zotit të prekë zemrat dhe të frymëzojë mendjet e qeverive, në mënyrë që dhuna e armëve të zëvendësohet nga kërkimi i dialogut.

Dhimbja për viktimat në Teksas

Papa Prevost, pak më parë, duke iu drejtuar besimtarëve në anglisht, shprehu "ngushëllimet e tij të sinqerta për të gjitha familjet që humbën të dashurit e tyre, veçanërisht vajzat, të cilat ishin në kampin veror gjatë katastrofës së shkaktuar nga përmbytjet e lumit Guadalupe në Teksas", duke kërkuar, më pas, lutje për të gjithë.

Castel Gandolfo pret Leonin XIV, famullitarin e Shën Tomës: "Gëzim i madh"

Së fundmi, Leoni XIV kujtoi se sot pasdite do të shkojë në Castel Gandolfo ku do të qëndrojë "për një periudhë të shkurtër pushimi" dhe përfundoi duke i uruar të gjithë "të kalojnë një kohë pushimi që ringjall korpin dhe shpirtin".

Që sot, 6 korrik, deri më 20, Papa do të kalojë një kohë pushimi veror në Vilat Papnore 25 kilometra larg Romës. Pritet me entuziazëm të madh nga banorët, tejet të lum për këtë ngjarje kaq të dëshiruar!

06 korrik 2025, 13:43