Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast
2019.03.29 Pendestaria Apostolike 2019.03.29 Pendestaria Apostolike

Papa: paqja lind nga mëshira, t’ua hapim zemrën marrëdhënieve të reja vëllazërore

Në mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve të Kursit XXXV kushtuar Sakramentit të Rrëfimit organizuar nga Pendestaria Apostolike, Françesku i nxit të jenë “njerëz të lutjes”, duke pranuar hirin e faljes dhe ripërtëritjen që buron nga “pajtimi me Zotin”

R. SH. – Vatikan

“Paqja, kaq e dëshiruar”, lind nga mëshira, një dritë që ndriçon rrugëtimin e Kreshmëve dhe na i hap zemrat për “marrëdhënie të reja vëllazërore”. Kjo është shpresa e shprehur nga Papa Françesku sot, më 27 mars, në mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve në Kursin XXXV kushtuar Sakramentit të Pajtimit a Rrëfimit, organizuar nga Pendestaria Apostolike.

Koha liturgjike aktuale e Kreshmëve është periudhë "kthese", "pendimi" dhe "mikpritjeje". Përmasë, kjo e fundit, që përfshin edhe mëshirën, kremtimi i së cilës në Sakramentin e Pajtimit përfaqëson një “privilegj” të vërtetë.

Zoti na ka bërë mbarështues të Mëshirës me anë të hirit të tij, një dhuratë që ne e pranojmë, sepse edhe vetë ne ishim dhe jemi objekti i parë i faljes së tij hyjnore.

Papa i nxit pjesëmarrësit e Kursit të jenë “njerëz të lutjes”, pasi në të qëndrojnë “rrënjët” e çdo “veprimi shërbesor”. Është detyrë, që sjell edhe përgjegjësi të madhe, pasi vazhdon “veprën e Jezusit”, i cili  siç kujton Papa Françesku, duke cituar Ungjillin sipas Gjonit – “edhe sot e gjithmonë përsërit: “As unë nuk të dënoj, shko dhe tani e tutje mos mëkato më” (Gjn 8,10-11).

Një fjalë "që liron", për të cilën Papa shpreson se do të jehojë fuqishëm gjatë vitit aktual jubilar të shpresës. Sot, rizbulimi i Sakramentit të Rrëfimit varet në një masë të madhe nga vetë meshtarët e, posaçërisht, nga vetëdija se ata kryejnë një shërbim të pazëvendësueshëm. Shën Gjon Pali II thoshte se meshtarët, duke u dhënë besimtarëve Hirin e faljes së Zotit, përmes Sakramentit të Rrëfimit, kryejnë aktin më të lartë të meshtarisë së tyre, pas Eukaristisë.

E… përtërijnë zemrat, “gjë që vjen nga pajtimi me Zotin dhe i hap për marrëdhënie të reja vëllazërore. Edhe paqja, aq e dëshiruar, lind nga Mëshira e Zotit, si shpresë që nuk zhgënjen”.

Papa Françesku e përfundon mesazhin e tij duke i bekuar dhe duke i falënderuar pjesëmarrësit e kursit kushtuar Sakramentit të Pajtimit a të Rrëfimit për "shërbimin e tyre të domosdoshëm sakramentor".

27 mars 2025, 16:04
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031