Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Prelude
Programe Podcast

Papa misionarëve të mëshirës, ​​Zoti nuk na braktis kurrë

Me rastin e Jubileut kushtuar Misionarëve të Mëshirës, Papa Françesku kujton në një mesazh se të jesh dëshmitar i Ungjillit do të thotë të jesh gjithmonë i gatshëm për të mirëpritur dhe shoqëruar ata që dëshirojnë të ripërtërinë jetën e tyre "me forcën e Shpirtit të Paqes"

R.SH. / Vatikan

Konvertimi dhe falja: janë dy çelësat për të kuptuar shërbimin e çmuar që bëjnë Misionarët e Mëshirës, të cilët në këto ditë po jetojnë jubileun e tyre. Këtë nënvizon Papa Françesku në një mesazh të datës 19 mars, Solemniteti Shën Jozefit, nënshkruar nga Poliklinika Ligemi, në Romë. Teksti u lexua nga Imzot Rino Fisichella, pro-prefekt i Dikasterit për Ungjillëzimin, i cili sot kryesoi lutjen e Rruzares pranë Shpellës së Zojës së Lurdë në Kopshtet e Vatikanit.

“Do të kisha dashur të të takoja me rastin e shtegtimit tuaj jubilar dhe t'ju shpreh personalisht, Misionarë të Mëshirës, ​​mirënjohjen dhe inkurajimin tim”. Kështu Papa ua shkruan meshtarëve që kremtojnë jubileun e tyre këtë fundjavë në Vatikan.

"Konvertimi dhe falja - shkruan Papa në mesazhin e tij drejtuar meshtarëve kushtuar veçanërisht Sakramentit të Pajtimit a Rrëfimit - janë dy përkëdheljet me të cilat Zoti fshin çdo lot nga sytë tanë; janë duart me të cilat Kisha na përqafon ne mëkatarët. Me shërbimin tuaj ju dëshmoni për fytyrën atërore të Zotit, pafundësisht i madh në dashuri, i cili i thërret të gjithë në kthim dhe na rinovon gjithmonë me faljen e tij. Prandaj ju inkurajoj, në shërbesën tuaj të rrëfimtarëve, të jeni të vëmendshëm në dëgjim, të gatshëm për të mirëpritur dhe konstant në shoqërimin e atyre që duan të rinovojnë jetën e tyre dhe të kthehen te Zoti.

Me mëshirën e Tij, në të vërtetë, Hyji na transformon në brendësi, ndryshon zemrën tonë: falja e Zotit është burim shprese, sepse ne gjithmonë mund të mbështetemi tek Ai, në çdo situatë. Zoti u bë njeri për t'i zbuluar botës se nuk na braktis kurrë!". “Ju uroj shtegtim të pasur me fryte” dhe “mos harroni të luteni për mua”, shkruan Papa në mesazhin nga Poliklinika Gemelli, që bartë datën e 19 marsit, botuar sot nga Vatikani.

29 mars 2025, 14:35
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031