Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast
Fiat 500 L me Papën në bord duke u kthyer nga Gemelli, të dielën 23 mars Fiat 500 L me Papën në bord duke u kthyer nga Gemelli, të dielën 23 mars

Papa: gjendja mjekësore e qëndrueshme, lutet për viktimat e Mianmarit

Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut “është e qëndrueshme nga pikëpamja mjekësore”, “analizat e gjakut të kryera të mërkurën e kaluar janë normale”. Kështu njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Papa i kalon ditët duke pushuar, duke u lutur dhe duke bërë disa punë. Sot i informuar për tërmetin në Azinë Juglindore, lutet për të vdekurit dhe të plagosurit .

R.SH. - Vatikan

Janë regjistruar përmirësime të lehta në aftësitë motorike dhe të frymëmarrjes e gjithashtu edhe në përdorimin e të folurit të Papa Françeskut, i cili, duke u shëruar që gjashtë ditë në shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, pas 38 ditësh shtrimi në Polikiliën romake Gemelli, sot është informuar për tërmetin që ka goditur Myanmarin dhe një pjesë të Tajlandës, duke shkaktuar dëme, fatkeqësi, vdekje dhe lëndime. “Papa është informuar dhe lutet për viktimat e shumta”, njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, duke ofruar një përditësim mbi kushtet shëndetësore të Papës.

Gjendja e Papës është e qëndrueshme me përmirësime të lehta në aftësitë e tij të frymëmarrjes e motorike si dhe në aftësinë e tij për të folur, njofton Zyra e Shtypit. Vazhdon reduktimi gradual i oksigjenimit me fluks të lartë me kanula hundore gjatë ditës dhe ka filluar reduktimi edhe gjatë natës. Të mërkurën e kaluar Papa iu nënshtrua analizave të gjakut dhe rezultatet e analizave janë normale.

 Ditët e Papës, në katin e dytë të shtëpisë së Shën Martës, në Vatikan, kalojnë mes terapive, lutjeve, pushimit dhe pak aktiviteti pune, me Dikasteret e Selisë së Shenjtë që dërgojnë dokumentacionin. Çdo ditë Papa Françesku kremton Meshën në kapelën private në katin e dytë të shtëpisë së Shën Martës.Për momentin Ati i Shenjtë nuk pret vizitorë dhe është i rrethuar nga ekipi mjekësor e shëndetësor që e asiston 24 orë në ditë dhe plotëson nevojat e tij. Natyrisht, sekretarët privatë janë kurdoherë të pranishëm.

“Nga distanca” Françesku – siç bëri nga spitali Gemelli me ushtrimet shpirtërore të Kreshmës – ndoqi sot predikimin e së premtes, të mbajtur nga At Roberto Pasolini, predikatar i Shtëpisë Papnore, mbajtur paradite në sallën Pali VI.

Sa i përket programimit për ditët në vijim, lutja mariane e Engjëllit të Zotit esë dielës së ardhshme, do të transmetohet si të dielave të mëparshme me tekstin e shkruar të meditimit. Nuk pritet asnjë risi për momentin, siç ishte dukja e Papës në dritaren e Gemellit, siç ndodhi të dielën e kaluar, ditën e daljes nga spitali. Nuk ka të dhëna për kremtimet e Pashkëve, kalendari i të cilave u publikua dje. Për detaje, veçanërisht mbi bekimin e Pashkëve Urbi et Orbi, do të vlerësohet më vonë "në bazë të përmirësimeve" të Papës.

28 mars 2025, 12:40
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031