Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
MBRËMËSORET NË LATINISHT
Programe Podcast
Dëmet nga tërmeti në Mianmar Dëmet nga tërmeti në Mianmar

Dhimbja e Papës për tërmetet në Mianmar e Tajlandë dhe zjarret në Kore

Dy telegrame të Papës, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar autoriteteve civile dhe kishtare të vendeve aziatike. Françesku siguron lutje për viktimat dhe afërsi me ata, që janë përfshirë në veprimtaritë e shpëtimit e të ndihmës

R.SH. – Vatikan

Papa Françesku është “thellësisht i pikëlluar” nga humbja e jetëve dhe “shkatërrimi i madh” i shkaktuar nga tërmeti në Azinë Juglindore, që goditi Mianmarin dhe Tajlandën. Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë shkatërroi zona të mëdha të të dyja vendeve dhe shkaktoi vdekje e plagosje. Në një telegram ngushëllimi të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar autoriteteve kishtare dhe civile të Mianmarit dhe Tajlandës, Papa "ofron lutje për shpirtrat e viktimave dhe siguron afërsinë e tij shpirtërore për gjithë të prekurit nga kjo tragjedi". Papa "lutet edhe që personeli i emergjencës të mbështetet, në kujdesin e tij për të plagosurit dhe të zhvendosurit, nga dhuratat hyjnore të forcës dhe të këmbënguljes".

Zjarret në Kore
Zjarret në Kore

Afërsia me Korenë e goditur nga zjarri

Sërish përmes një telegrami të mëvonshëm, nënshkruar nga kardinali Parolin, Papa shpreh shqetësimin e tij për "kërcënimin ndaj jetës" dhe "për dëmin" e shkaktuar nga zjarret e përhapura në pjesë të ndryshme të Koresë, që kanë prekur veçanërisht zonat e pyllëzuara. Në mesazh, Françesku ua beson shpirtin e të ndjerëve "mëshirës plot dashuri të Zotit të Gjithëpushtetshëm" dhe u dërgon "ngushëllime" të gjithë atyre, që vajtojnë humbjen e të afërmve. Papa siguron lutje edhe për të plagosurit e për personelin e emergjencës, duke uruar për ta "bekimet hyjnore të ngushëllimit, shërimit dhe forcës".

Zjarret, më të shtrirat e regjistruara ndonjëherë në Korenë e Jugut, prekën kryesisht pjesën juglindore të vendit. Viktimat - sipas raporteve të fundit të qeverisë - janë 26 dhe 30 të plagosurit, tetë prej tyre në gjendje të rëndë. Ende njoftohet për zjarre në dhjetë zona me përmasa të mesme e të mëdha.

28 mars 2025, 15:09
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031