Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Fugue and Finale
Programe Podcast

Papa: ta festojmë datën e Pagëzimit tonë si ditëlindje të re

Në lutjen e Engjëllit të Zotit në festën e kremtimit të Pagëzimit të Jezu Krishtit nga Gjon Pagëzori, Papa reflekton mbi tiparet njerëzore të fytyrës dhe zërit, të cilat Zoti i zgjedh për të dialoguar me bijtë e tij. “A ndihem i dashuruar dhe i shoqëruar nga Zoti është pyetja, që e fton secilin t’ia bëjë vetes?

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku pati në qendër të lutjes së Engjëllit të Zotit, kremtuar në mesditë, në Sheshin e shën Pjetrit në Vatikan, festën e Pagëzimit të Jezusit në lumin Jordan, që kremtohet sot nga Kisha, me të cilën festë mbyllet periudha e  jashtëzakonshme e Krishtlindjes.

Ti je Biri im ‑ Djali i dishirit

Në sfondin e skenës së Ungjillit (Lk 3,15-16.21-22) është populli në pritje. Nga ai del figura e Jezusit, që bashkohet me të e merr pagëzimin për faljen e mëkateve. Më pëlqen - vijoi Papa - të kujtoj fjalët e një himni liturgjik që e kam cituar në disa raste të tjera dhe që e pasqyron shumë mirë qëndrimin e përvuajtur me të cilën njerëzit shkuan të pagëzoheshin nga Gjoni: “me shpirt lakuriq dhe me këmbë të zbathura”:

“E, kur Jezusi merr pagëzimin, ndodh Dëftimi i Zotit, i cili jo vetëm zbulon fytyrën në Birin, por bën të dëgjohet edhe zëri i tij, që ushton prej qiellit: ‘Ti je Biri im ‑ Djali i dishirit. Ty të përkrah plotësisht!”(v 22)

Fytyra dhe zëri

Fytyra dhe zëri - kujtoi Papa - duke e ftuar turmën e besimtarëve që e ndiqte në heshtje të plotë nga Sheshi i Vatikanit për t’u ndaluar në këto dy karakteristika njerëzore, që Zoti i bën të Vetat.

Para së gjithash fytyra - vijoi Ati i Shenjtë Bergoglio - Duke u dëftuar përmes Birit, Zoti cakton një vend të zgjedhur për të hyrë në dialog dhe në bashkim me njerëzimin:

Në fytyrën e Birit të dashur, që ne e njohim, është me të vërtetë Zoti; e pikërisht në fytyrën e Birit të dashur mund të shohim edhe tiparet tona, mund të zbulojmë se edhe ne jemi bij të Atit dhe të njohim praninë e tij në motrat dhe vëllezërit tanë”.

Zoti është dashuri

Së dyti, Ati bën të jehojë zëri i tij, që thotë: “Ti je Biri im, i dashuri” (v. 22):

E kjo është një tjetër shenjë që shoqëron zbulesën e Jezusit në çastin e pagëzimit. Zoti - theksoi Papa - nëpërmjet Fjalës, na tregon thelbin e natyrës së tij: dashurinë:

“Zoti është dashuri, Zoti na do të gjithëve si bij, le ta kujtojmë këtë! Kushdo që e mirëpret këtë dashuri ‘mbetet në Zotin e Zoti në të’ (1 Gjonit 4,16), e bëhet bir si Jezusi”.

Një breshëri pyetjesh aktuale, për forcimin e fesë

Të dashur vëllezër dhe motra - theksoi në përfundim të lutjes së Engjëllit të Zotit Papa - festa e sotme na bën të sodisim fytyrën dhe zërin e Zotit, që duken në natyrën njerëzore të Jezusit, prandaj ta pyesim veten: a na do e na shoqëron Zoti, apo mendojmë se Ai është larg nesh ? A jemi në gjendje ta njohim fytyrën e tij tek Jezusi dhe tek vëllezërit tanë? A e dëgjojmë zërin e tij?

E edhe ta shfrytëzojmë këtë rast për të pyetur veten: a e mbajmë mend datën e pagëzimit tonë? Është ditë e rëndësishme, për t'u fiksuar ndër zemra: ditë në të cilën rilindem në një jetë të re, të radhitur në misterin e Krishtit dhe të Kishës: 

T'ia besojmë veten Virgjërës Mari, duke kërkuar ndihmën e saj që të dimë të jetojmë si bij të dashur.

12 janar 2025, 15:16

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031