Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Adagio
Programe Podcast

Françesku: Jezusi sjell shpëtimin, që askush nuk mund ta japë

Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot Papa na nxit të mos bëjmë siç bënë bashkëkombësit e Krishtit në sinagogën e Nazaretit: nuk besuan se ai ishte Mesia. Të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe ne, duke menduar se “tashmë e njohim, se tashmë dimë gjithçka për Të, se jemi rritur me Të, në shkollë, në famulli, në katekizëm, në një vend të kulturës katolike”, e duke harruar se thirremi të njohim në Të, Birin e Zotit!

R.SH. - Vatikan

Këtë të diel të tretë të vitit kishtar, Shën Luka ungjilltar na e paraqet Jezusin në sinagogën e Nazaretit, qytet ku u rrit. E paraqet duke lexuar një fragment nga Isaia Profet, që shpall misionin ungjillëzues dhe çlirues të Mesisë dhe më pas, në heshtje të përgjithshme, deklaron: "Sot ky Shkrim u përmbush" (shih Luka 4,21):

“Përfytyrojeni - kujtoi Papa - habinë dhe tronditjen e bashkëqytetarëve të Jezusit, të cilët e njihnin atë si të birin e Jozefit, marangozit, ndaj nuk do ta kishin besuar kurrë se mund të paraqitej si Mesia. E megjithatë ngjau  pikërisht kështu: Jezusi shpalli se, me praninë e tij, kishte ardhur "viti i hirit të Zotit" (v. 19). Lajm i madh - nënvizon Papa - por edhe diçka më shumë:

“Është lajm i mirë për të gjithë dhe veçanërisht për të varfërit, për të burgosurit, për të verbrit, për të shtypurit (shih v. 18)”.

Një pyetje shumëshekullore: “Është vërtetë Mesia?”

Atë ditë, në Nazaret - vijoi të komentojë Papa faqen e sotme ungjillore -  Jezusi i vuri bashkëbiseduesit përballë zgjedhjes së identitetit dhe të misionit të tij. E asnjë nga bashkëqytetarët nuk mundi të rrijë pa e pyetur veten: është thjesht biri i marangozit, me një rol që nuk i takon, apo është vërtet Mesia, i dërguar nga Zoti për të shpëtuar njerëzit nga mëkati dhe çdo e keqe? 

Ungjilltari na thotë se Nazarenasit nuk e njohën Jezusin si të shuguruarin e Zotit. Menduan se e njihnin shumë mirë por kjo, në vend që t'ua hapte më lehtësisht mendje e zemra, ua bllokoi, si veli që errëson dritën.

T'i kërkojmë Marisë që, në këtë Vit jubilar, ta rizbulojmë Jezusin me një mrekulli të re dhe të ndiejmë në zemrat tona sigurinë e gëzueshme: "Po, është Ai, Ai është Shëlbuesi!".

26 janar 2025, 12:42

Engjëlli i Tënzot/Mbretëresha Qiellore e fundit

Lexo gjithçka >
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031