Kërko

Lutja e Engjëllit të Tënzot Lutja e Engjëllit të Tënzot  (ANSA)

Papa: lutem për të humburit dhe të vdekurit e rrëzimit të avionit në Korenë e Jugut

Në përfundim të Engjëllit, Papa përshëndeti familjet nga e gjithë bota dhe u shprehu ngushëllimet atyre që humbën të dashurit në rrëzimin e Boeing 737-800 gjatë uljes në Muan. Më pas përsëriti ftesën e lutjes për ata që "vuajnë nga shkaku i luftërave", veçanërisht në Ukrainë, Palestinë, Izrael, Mianmar, Sudan dhe Kivunë Veriore.

R. SH. - Vatikan

Nga dritarja e Pallatit Apostolik, Papa Françesku, pasi përfundoi lutjen mariane të Engjëllit të Zotit, iu drejtua familjeve të mbarë botës, qelizave themelore të shoqërisë njerëzore, siç i ka përcaktuar që në fillimet e papnisë së tij, dhe "thesarit të çmuar", për t'u mbështetur dhe për t’u mbrojtur". Por të dielën e fundit të vitit, janë pikërisht ngjarjet aktuale mbi të cilat Papa e zhvendos menjëherë shikimin. I pikëlluar nga rrëzimi i një Boeing 737-800 gjatë uljes në Muan të Koresë së Jugut, ku humbën jetën 179 persona, Françesku shpreh ngushëllimet e tij për ata që vajtojnë vdekjen e të dashurve:

Mendimi im shkon tek shumë familje në Korenë e Jugut që sot janë në zi pas rrëzimit dramatik të avionit. Bashkohem në lutje për të mbijetuarit dhe të vdekurit.

Lutuni për familjet, që vuajnë nga luftërat

Fjalët e Papës nga Sheshi plot me diell i Shën Pjetrit, e plot me besimtarë, arrijnë edhe tek familjet "e lidhura nga shtëpia nëpërmjet mjeteve të komunikimit", e më pas, janë në veçanti për ata që jetojnë në vende ku mungon paqja, për të cilët kërkon edhe një herë lutje:

Të lutemi edhe për familjet që vuajnë nga luftërat, për Ukrainën e martirizuar, Palestinën, Izraelin, Mianmarin, Sudanin, Kivunë Veriore, të lutemi për të gjitha këto familje në luftë.

Dhe pikërisht nga Sudani, ku fraksione të ndryshme të regjimit ushtarak ishin në konflikt që nga prilli 2023, të dhënat për të vdekurit në spital gjatë 20 muaj lufte civile, mbërrijnë sot nga Ministri i Shëndetësisë, Haitham Mohamed Ibrahim: mbi 12 mijë. Kështu, botimi, po vlerësime të tjera flasin për 33 mijë të vdekur. Për më tepër, ka më shumë se 150 mijë të lënduar dhe mbi 14 milionë të zhvendosur. Ndërsa në Gaza 7 civilë u vranë në një sulm izraelit në spitalin Al-Wafaa dhe një fëmijë vdiq për shkak të temperaturave të ulëta. Është vdekja e pestë nga e ftohta në më pak se një javë.

29 dhjetor 2024, 15:49