Kërko

 Pontificia Università Lateranense Pontificia Università Lateranense

Papa urdhëron shpërndarjen e Fondacionit "Civitas Lateranensis"

I themeluar më 19 qershor 1996, shpalli konkurse vjetore për bursa ose garanci studimi, në marrëveshje me Universitetin Papnor Lateranens. Çka mbetet prej tij, do t’i besohet universitetit.

R.SH. / Vatikan

Papa Françesku urdhëroi shpërndarjen e Fondacionit “Civitas Lateranensis”. Siç thuhet në Rescriptum ex Audientia Sanctissimi, vendimi u mor në audiencën e dhënë nga kryeprifti, imzot Baldo Reina, famullitar i përgjithshëm i Papës për Dioqezën e Romës, mbajtur më 25 tetor.

Krijimi i bursave për studime

 Çka mbetet nga Fondacionit, vijon shënimi, do t'i besohet Universitetit Papnor Lateranens dhe do të përdoret për të krijuar bursa për studentët e tij.

Historia e Fondacionit

I themeluar më 19 qershor 1996, Fondacioni, në marrëveshje me Universitetin Papnor Lateranens, ishte përgjegjës për organizimin e konkurseve vjetore për bursa ose mundësi të tjera studimi. Pasuritë e tij, lexojmë në dokumentet online të universitetit, përfaqësoheshin ekskluzivisht nga donacione, amanete dhe atribute në cilësi të ndryshme nga dashamirës, miq të Universitetit të Papës.

Që nga viti 2016 ishte e mundur që të bëheshin donacione falas direkt nga faqja e internetit. Fondacioni drejtohej nga Bordi i Drejtorëve i cili mbështetej nga Bordi i Audituesve.

26 tetor 2024, 16:33