2019.01.18 Le nozze di cana - vangelo della domenica

Jezusi i Nazaretit. Episodi 12: Dasma e Kanës, vera gurron...

Jezusi dhe apostujt mbërrijnë për dasmë; Maria ishte që prej disa ditësh në Kanë duke ndihmuar nusen. Të gjithë përgatiten për drekën, të koordinuar nga një mik i dhëndrit, një regjës lëkurësh, por i caktuar si "mjeshtër i tryezës". Në shtëpi, fillon festa, por në një moment të caktuar, Maria vëren se vera po mbaron. Pasi flet me të Birin, u thotë shërbëtorëve të bëjnë siç thotë Jezusi, i cili urdhëron të mbushën amforat me ujë, të cilin e shndërron menjëherë në verë

Vatican News

Edhe ata që dinë pak ose aspak për Të, kur shkruajnë një email ose shikojnë kalendarin, i numërojnë vitet që nga lindja e Tij. Para - ose pas Krishtit!

E kush nuk beson, nëse e kremton Krishtlindjen duke i shpërndarë dhurata familjarëve e miqve, kremton lindjen e Tij.

Edhe ata që pushojnë një orë më shumë të dielën e nuk shkojnë në punë, e bëjnë këtë ngaqë çdo të diel kujtojnë se ai u Ringjall....

Po, kush është Ai? Që vdes e ngjallet? E quhet Jezusi i Nazaretit?

Ai, që ndikon kaq shumë mbi çdo çast të jetës sonë, kush është?

Emri i kujt shqiptohet më shumë se i Tiji?

Ky është "Jezusi i Nazaretit", programi që tregon historinë e "Jetës së Jezusit", libër i shkruar nga drejtori editorial i Dikasterit tonë vatikanas për Komunikimin, Andrea Tornielli.

Episodi 12: Dasma e Kanës, vera gurron...

Jezusi dhe apostujt mbërrijnë për dasmë; Maria ishte që prej disa ditësh në Kanë duke ndihmuar nusen. Të gjithë përgatiten për drekën, të koordinuar nga një mik i dhëndrit, një regjës lëkurësh, por i caktuar si "mjeshtër i tryezës". Procesioni i dasmës kalon nëpër rrugët e fshatit mes këngëve, brohoritjeve dhe bekimeve. Në shtëpi, fillon festa, por në një moment të caktuar, Maria vëren se vera po mbaron. Ajo i drejtohet Jezusit, i cili përgjigjet: "Ç’na [intereson] mua e ty, o grua? Ora ime nuk ka ardhur ende". Vështrimi i Jezusit është plot dashuri për nënën e tij dhe, pavarësisht nga kjo përgjigje, është tashmë e qartë se do të dorëzohet para saj. Maria u thotë shërbëtorëve të bëjnë siç thotë Jezusi, i cili urdhëron të mbushën amforat me ujë, të cilin e shndërron menjëherë në verë. Gjithçka ndodh brenda pak minutash, pa e vënë re të ftuarit. Pasi largohen nga Kana, Jezusi dhe ndjekësit e tij udhëtojnë për në Kafarnaum

24 gusht 2026, 09:40