Kërko

Kryeipeshkvi Nju Jorkut, imzot Ronald Hicks Kryeipeshkvi Nju Jorkut, imzot Ronald Hicks

Magnifica humanitas, një dokument që do të farkëtojë breznitë e ardhshme

Kryeipeshkvi Nju Jorkut, imzot Ronald Hicks mbi enciklikën e parë të Leonit XIV Magnifica humanitas, e cila flet mbrojtjen e personit njerëzor në epokën e Inteligjencës Artificiale.

R.SH. / Vatikan

Sipas kryeipeshkvit të Nju Jorkut,Imzot Hicks, dokumenti “Magnifica Humanitas” është shumë aktual dhe i rëndësishëm sepse IA tashmë është pjesë e pandashme e jetës sonë. Papa nuk e sheh teknologjinë si një kërcënim që duhet shmangur, por si një realitet që duhet udhëhequr me përgjegjësi etike, bashkëpunim dhe orientim drejt të mirës së përbashkët.

Në Nju Jork, një qendër e teknologjisë dhe inovacionit, enciklika “Magnifica Humanitas” është pritur pozitivisht jo vetëm nga katolikët, por edhe nga shumë njerëz të tjerë. Ajo ngre pyetje të rëndësishme: Kush do ta kontrollojë inteligjencën artificiale? A do të përdoret vetëm për fitim apo për të mirën e njerëzimit?

Një nga shqetësimet kryesore të theksuara në enciklikën “Magnifica Humanitas” është ndikimi i IA-së në tregun e punës. Shumë të rinj kanë frikë se profesionet për të cilat po studiojnë mund të zhduken në të ardhmen për shkak të automatizimit. Enciklika e Leonit XIV ofron udhëzime morale për t’u përballur me këto sfida.

Kryeipeshkvi i Nju Jorkut imzotHicks e krahason revolucionin digjital me revolucionin industrial, i cili frymëzoi enciklikën historike Rerum novarum. Ashtu si atëherë lindën pyetje për dinjitetin e punës dhe rrezikun që njeriu të bëhej një mjet në shërbim të fitimit, edhe sot duhet të sigurohet që IA të mos e zvogëlojë njeriun në një “robot” të ekonomisë.

Nga pikëpamja pastorale, dokumenti “Magnifica Humanitas”nuk flet vetëm për teknologjinë, por mbi të gjitha për pyetjen themelore: çfarë do të thotë të jesh njeri? Kisha e sheh këtë si pjesë të misionit të saj, sepse marrëdhëniet njerëzore, dinjiteti i personit dhe njohja e pranisë së Zotit tek tjetri janë në qendër të mesazhit të krishterë.

Në përfundim, imzot Hicks e konsideron enciklikën “Magnifica humanitas” një dokument me rëndësi historike, që do të ndikojë brezat e ardhshëm dhe do të shërbejë si një udhërrëfyes etik për përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbim të njerëzimit.

02 qershor 2026, 12:10