Motër John Aloysius MC Motër John Aloysius MC

Lamtumirë Motër John Aloisy MC

Imzot Arjan Doda kujtoi figurën e motrës ku e përshkroi tamam si një misionare e dashurisë që gjithë jetën e saj ia kushtoj Zotit dhe shërbimit ndër më të varfërit. Njëra ndër Motrat e Nënë Terezes lexoi disa fjalë për motër Johni duke thënë se ndërsa po i japim lamtumirën e fundit Motrës sonë më të dashur John Aloysiu MC, në të njëjtën kohë i gëzohemi hyrjes së saj triumfale në jetën e përjetshme, në përqafimin e Atit, në banesën e Trinisë Shenjte dhe bashkimit me Dhëndrin e saj Jezu Krishtin

Vatican News

Në Shkodër u kremtua Mesha e dritës dhe riti salikimit për Misioneren Dashurisë të Kongregatës së Motrave të Nënë Terezës, Motër John Aloysius MC. Njoftimi nga Violeta Marashi

Violeta Marashi

LAMTUMIRË MOTËR JOHN ALOISY MC

Në Katedralen Shën Shtjefni në Shkodër iu dha lamtumira e fundit motër John Aloisy, motër e Kongregatës së Motrave Misionare të Dashurisë të Nënë Terezes. Mesha e Salikimit u udhëhoq nga Arqipeshkvi i Tiranë –Durrës, Imzot Arjan Dodaj në bashkëkremtim me Atë Mariano Tarantinon dhe meshtarë të tjerë. Me pjesëmarrjën e shumtë të besimtarëve dhe të bashkësisë së motrave të kësaj Kongregate, të gjithë u bashkuan në lutje për shpirtin e Motër John.

 Gjatë predikimit të tij, Imzot Arjani undal në figurën e motrës ku e përshkroi tamam si një misionare e dashurisë që gjithë jetën e saj ia kushtoj Zotit dhe shërbimit ndër më të varfërit.

Njëra ndër Motrat e Nënë Terezes lexoi disa fjalë për motër Johni duke thënë se ndërsa po i japim lamtumirën e fundit Motrës sonë më të dashur John Aloysiu MC, në të njëjtën kohë i gëzohemi hyrjes së saj triumfale në jetën e përjetshme, në përqafimin e Atit, në banesën e Trinisë Shenjte dhe bashkimit me Dhëndrin e saj Jezu Krishtin.

Motra John lindi në Indi me 30. 12. 1957. Ajo u iu bashkua Motrave të Nënë Terezes në vitin 1976 dhe bëri Kushtet e Para në vitin 1979 dhe Kushtet e Përjetshme në vitin 1985 në Kalkutë të Indisë. Ajo i shërbeu Jezusit në të varfërit për 16 vjet në Papua Guinenë e Re. Në vitin 1995 ajo u dërgua në Shqipëri dhe shërbeu në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Pukë dhe Durrës për 31 vite. Të gjithë e njihnin si motër Gjoni.

 Buzëqeshja, thjeshtësia, butësia dhe prania e saj e gëzueshme tërheqi të rinjë e të moshuar,të pasur e të varfër, zemrat e të cilëve ajo i fitoi për Jezusin. Ajo ishte një misionare e zellshme dhe e patrembur, që drejtonte makinat nëpër rrugët dhe malet e rrezikshme në Pukë, madje edhe varka në Papua Guinenë e Re. Ajo ishte e zjarrtë për të vizituar familjet në fshatra të largëta dhe të harruara, duke u mësuar katekizëm fëmijëve dhe të rriturve, duke i përgatitur ata për Sakramentet, duke bërë kampe verore dhe oratore të ndryshme.

Drejt fundit të jetës së saj ajo tregoi guxim dhe durim të madh në përballimin e dhimbjes dhe vuatjeve të saj. Deri në fund ajo nuk tërhoqi vëmendjen ndaj vetes dhe iu dorëzua plotësisht Vullnetit të Zotit. Ajo ishte gjithmonë mirënjohëse për shërbimet e vogla që i bëheshin.

E lavdërojmë dhe e falenderojmë Zotin për mëshirën e madhe që i ka dhuruar motres sonë të dashur, John Aloysius, për ta bërë të mundur Rrëfimin e saj, marrjen e Vajimit të të sëmurëve, kremtimin e Meshës së Shenjtë pranë shtratit të saj dy ditë më parë, përpara kalimit të saj nga kjo jetë në amshim. Ajo gjithashtu ishte në gjendje të komunikonte me anëtarët e familjes së saj në Indi.

Motër Gjoni të falenderojmë për gjithçka që ke bërë për ne dhe për të varfërit! Të duam dhe do na mungosh. Tani të kërkojmë të lutesh për ne që të ndjekim shembullin tënd të mirë se si t’I dorëzohesh plotësisht Zotit, të luftojmë luftën e mirë deri në fund, të mos shikojmë kurrë prapa dhe të ecim përpara si ushtari i guximshëm derisa të arrijmë qëllimin tonë përfundimtar, Mbretërinë e Zotit.

Motrat e Nënë Terezës

17 qershor 2026, 14:48