Kaloi në amshim Motër John Aloysius MC
Në orët e para të mëngjesit të datës 15 qershor 2026, kaloi në amshim Motër John Aloysius MC në moshën 67 vjeç. Motër John shërbeu prej disa vitesh edhe në bashkësinë e Motrave të Nënë Terezes, në Pukë. Mesha e salikimit do të mbahet nesër me datën 16 qershor në orën 11:00 në Katedralen "Shën Shtjefni" në Shkodër.
Vatican News
Dioqeza e Sapës njofton se sot në orët e para të mëngjesit të datës 15 qershor 2026, kaloi në amshim Motër John Aloysius MC në moshën 67 vjeç.
Motër John shërbeu prej disa vitesh edhe në bashkësinë e Motrave të Nënë Terezes, në Pukë në Dioqezën e Sapës. Motra John prej disa muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe po trajtohej për kurim në Tiranë.
Mesha e salikimit, e udhëhequr nga Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj F.d.C. do të mbahet nesër me datën 16 qershor në orën 11:00 në Katedralen "Shën Shtjefni" në Shkodër.
Faleminderit Motra John për jeten dhe dëshminë tënde dhuruar Zotit dhe Popullit Shqiptar në shërbim!
Lutemi për shpirtin e saj e Krishti i dhuroftë dritën e amshimit!
15 qershor 2026, 13:45