Gazetarët katolikë të SHBA-së mblidhen në Atlantic City për konferencën vjetore
Vatican News
Gazetarë, redaktorë, botues dhe profesionistë të komunikimit nga të gjithë Shtetet e Bashkuaratë Amerikës janë mbledhur në Atlantic City, New Jersey, nga 16 deri më 19 qershor, për konferencën vjetore të Mediave Katolike, organizuar nga Shoqata Katolike e Mediave.
Konferenca që po mbahet në Harrah's Resort me temën "Inovacioni i lidhur me misionin", bën bashkë gazetarë por edhe «komunikues» katolikë – siç quhen sot përdoruesit e mjeteve të komunikimit shoqëror a mediave– që të reflektojnë mbi sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet gazetaria, ungjillizimi dhe komunikimi dixhital në një mjedis mediatik gjithnjë e më të ndërlikuar.
Punimet u hapën me Meshën në Kishën e Shën Nikollës të Tolentinos dhe një takim në Atlantic City Boardwalk. Gjatë gjithë javës, pjesëmarrësit do të aktivizohen në punëtorì, diskutime në tryeza të rrumbullakëta dhe prezantime kryesore të përqëndruara në të ardhmen e komunikimeve katolike.
Ndër pikat kryesore janë raporti mbi inteligjencën artificiale dhe komunikimin katolik, mbajtur nga Taylor Black i Microsoft-it dhe Universiteti Katolik i Amerikës. Po ashtu edhe një diskutim që shqyrton vizionin e Papa Leonit XIV për komunikimin në një epokë keqinformimi dhe teknologjish në zhvillim e sipër.
Në konferencë do të shfaqen gjithashtu edhe onferenca përfshin filma dokumentarë, duke përfshirë «Debating Statues & Saints», i cili shqyrton polarizimin dhe pajtimin në shoqërinë bashkëkohore, si edhe filmi «American Martyr: The Stanley Rother Story», që rrëfen jetën dhe dëshminë e meshtarit dhe martirit të parë të lindur në SHBA.
Ndër pjesëmarrësit e tjerë në konferencë është edhe Dr. Paolo Ruffini, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Komunikimin. E pranishme është gjithashtu edhe Maria Montserrat Alvarado, e cila do të bëhet Prefektja e ardhshme e Dikasterit të Komunikimit, detyrë që do të marrë më 1 nëntor.