Kërko

Asambleja e Zakonshme e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Në Tiranë filloi punimet Asambleja e Zakonshme e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë. Gjatë këtyre punimeve, ku do të trajtojnë dhe diskutojnë sfidat dhe problematikat kryesore me të cilat përballet Kisha Katolike në Shqipëri.

R.SH. / Vatikan

Në Tiranë ka nisur sot Asambleja e Zakonshme e Konferencës Ipeshkvore të Kishës katolike të Shqipërisë. Në hapje, Nunci Apostolik Imzot Miroslav Adamczyk vlerësoi dëshminë e Kishës Katolike dhe theksoi nevojën për angazhim të vazhdueshëm përballë sfidave aktuale. Punimet e asamblesë do të fokusohen në realitetet kishtare dhe çështjet baritore në nivel dioqezan dhe kombëtar. Më hollësisht njoftimi i zëdhënësit të KISH dom Mark Pashkja

Asamblea LXXVII

Në Tiranë filloi punimet Asambleja e Zakonshme e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Me Meshën e udhëhequr nga Nunci Apostolik, Imzot Miroslav Adamczyk, barinjtë e Kishës në vendin tonë hapën zyrtarisht siparin e këtyre punimeve, ku do të trajtojnë dhe diskutojnë sfidat dhe problematikat kryesore me të cilat përballet Kisha Katolike në Shqipëri.

Në seancën e parë plenare, Imzot Adamczyk shprehu kënaqësinë e madhe që Ati i Shenjtë i ka besuar detyrën për të qenë përfaqësues i Selisë së Shenjtë në një vend si Shqipëria. Ai shprehu mahnitjen e tij për dëshminë dhe qëndresën e Kishës Katolike në vendin tonë gjatë periudhës komuniste, duke pohuar se një shembull i tillë tregon pasurinë shpirtërore të kësaj

Kishe dhe domosdoshmërinë e angazhimit për të dhënë fryte nga kjo dëshmi. Në hapjen e punimeve, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Meta, shprehu mirënjohjen për afërsinë e Atit të Shenjtë ndaj Kishës sonë dhe nënvizoi rëndësinë e një angazhimi gjithnjë e më të madh dhe më të zellshëm përballë sfidave me të cilat përballet Kisha jonë.

Realitetet e ndryshme kishtare, veprimtaria e tyre, sfidat baritore dioqezane dhe kombëtare do të jenë në qendër të punimeve të këtyre ditëve të ipeshkvijve të Kishës Katolike në vendin tonë.

nga Dom Mark Pashkja

Zëdhënës i KISH

05 qershor 2026, 12:35