Kërko

2020.05.07 Gesu' Via la Verità e la Vita - Vangelo della V domenica di Pasqua A

Jezus, të më mësosh si të lind

Ne lindim kur zbulojmë se jemi të dashur dhe të aftë për të dashur. Ne lindim në entuziazmin e të qeshurave dhe në natën e lotëve. Ne lindim në falje e në konflikt. Ne lindim në heshtje a të ndriçuar nga një fjalë e vetme. Ne lindim në përfundimin e një angazhimi dhe një ndarjeje. Ne lindim në gjeste ose përtej gjesteve. Ne lindim brenda vetes, e në zemër të Zotit.

R.SH. - Vatikan

José Tolentino Mendonca

Ata që mendojnë se lindim vetëm një herë, gabohen.

Për ata që duan të jetojnë, jeta është plot me lindje e rilindje...

Ne lindim shumë herë gjatë fëmijërisë,

kur sytë tanë hapen me gëzim e mrekulli.

Lindim në udhëtimet e pashkelura, në të cilat shkel rinia.

Lindim në mbjelljen e jetës së rritur,

duke u pjekur, ndërmjet dimrave e pranverës,

transformim misterioz që vendos lulen në kërcell

e aromën e frutit brenda lules.

Ne shpesh lindim në atë moshë të shtyrë,

ku lëvizjet nuk ndalen,

por pajtohen me kufizimet dhe shtigjet e brendshme, të  shtyra.

 

Ne lindim kur zbulojmë se jemi të dashur dhe të aftë për të dashur.

Ne lindim në entuziazmin e të qeshurave dhe në natën e lotëve.

Ne lindim në falje e në konflikt.

Ne lindim në heshtje a të ndriçuar nga një fjalë e vetme.

Ne lindim në përfundimin e një angazhimi dhe një ndarjeje.

Ne lindim në gjeste ose përtej gjesteve.

Ne lindim brenda vetes, e në zemër të Zotit.

 

Prandaj, të lutem ty, Jezus, të më mësosh si të lind:

kur shpresat thyhen si gjëra të prishura;

kur më mungon forca për hapin tjetër, e ngurroj;

kur duket se korr vetëm boshllëk nga mbjellja;

kur pakënaqësia ma gërryen edhe hapësirën e gëzimit;

kur duart e mia kanë harruar vallëzimin transparent të dhënies,

 

kur nuk di si ta braktis veten tek Ti!

10 maj 2026, 13:30