2026.04.13 diocesi di Sapa Albania

VIZITA E KARDINAL ERNEST SIMONI NË SAPË

R.SH. / Vatikan

 

VIZITA E KARDINAL ERNEST SIMONI NË SAPË

Në kuadrin e 70 vjetorit të Shugurimit Meshtarak, dhe me falënderim ndaj Zotit për dhuratën e çmuar të jetës dhe meshtarisë, Kardinal Ernest Troshani, vizitoi dioqezat shqiptare të Sapës.

Një ndër to ishte edhe vizita në Dioqezën e Sapës, e cila pati hirin e veçantë të priste Kardinalin Simoni për herë të parë në Katedralen Shën Tereza e Kalkutës në Vau Dejës, i ftuar nga vetë Administratori Dioqezan Atë Mariano Tarantino.

Në fillim Eminenca e Tij u prit në Selinë e Ipeshkvisë nga Atë Mariano dhe Kryetari i Bashkisë, z. Kristjan Shkreli, ku zhvilluan një bisedë miqësore mes palëve. Më pas Kardinali Ernest Simoni u zhvendos në katedrale për të kremtuar Meshën Shenjte, në Vigjiljen e Mëshirës Hyjnore. Qindra besimtarë morën pjesë në këtë kremtim të udhëhequr nga Eminenca e tij Troshani në bashkëkremtim me Atë Marianon dhe meshtarët e kësaj dioqeze. Gjatë predikimit të tij Kardinali theksoi rëndësinë e familjes, ruajtjen dhe mbrojtjen e saj që për fat të keq po kalon një krizë sociale mes përçarjes dhe divorcit. Ai porositi gjithashtu që të duani prindërit tuaj dhe mos ti braktisni duke u larguar në dhe të huaj.

Ndërsa Atë Mariano, në emër të të gjithë Dioqezës së Sapës shprehi mirënjohjen e madhe që ndiejmë në zemrat tona për praninë tuaj në mes nesh tha ai. Kjo prani është një ngushëllim për këtë kishë dioqezane të sprovuar në këto muajt e fundit me kalimin në amshim të Mons. Simon Kullit, të cilit vetë Eminenca e juaj i patët dhënë premtimin dy javë para se të ndërronte jetë, se do vije në Sapë. Ai kishte për ju një nderim të veçantë dhe vazhdimisht ju thërriste me titullin “martir i gjallë”.

Në fund të këtij kremtimi Kardinali dha Bekimin e tij për të gjithë të pranishmit dhe porositi që gjithmonë t’i qëndrojmë besnik Krishtit dhe ta duam njëri-tjetrin. Ishte kjo Vigjilje e mbushur me hire dhe bekime e cila u përjetua shumë nga ana e besimtarëve pjesëmarrës që patën mundësinë ta përjetonin këtë moment bashkimi shpirtëror duke ia kërkuar Kardinal Ernestit lutjet e tij për njetet dhe qëllimet e tyre.

nga Vau Dejës, Violeta Marashi

13 prill 2026, 15:19