2026.04.27 Cardinale Ernest Simoni e don Davide (Albania)

Kardinali Simoni shpreh emocionet pas takimit me Leonin XIV

Sot, 27 prill, Papa Leoni XIV priti në audiencë kardinalin shqiptar Ernest Simoni dhe familjarët e tij, rreth 40 vetë. “Takim i ëmbël, i qetë, bekim për gjithë popullin shqiptar”, komenton kardinali në mikrofonin e kryeredaktorit të programit shqip të Radio Vatikanit /Vatican News, don David Xhuxha

R.SH. - Vatikan

Menjeherë pas takimit të paradites së sotme me Papën Leoni XIV, kardinali shqiptar Ernest Simoni i dha një intervistë kryeredaktorit të programit shqip të Radio Vatikanit /Vatican News, don David Xhuxha. Ai shpreh emocionet e bisedës me Atin e Shenjtë, i cili e deshi edhe në Lozhën qendrore të Bazilikës së Shën Pjetrit për t’u drejtuar besimtarëve mesazhin e Pashkëve "Urbi et Orbi". Por le ta dëgjojmë kardinalin Simoni ndërsa tregon në bisedë me dom David Xhuxha për audiencën e sotme e i jep bekimin gjithë popullit shqiptar.

Dëgjoni kardinalin Ernest Simoni, pas takimit me Papën...
27 prill 2026, 13:22