UAE-IRAN-ISRAEL-US-CONFLICT

Në Lindjen e Mesme, komunitetet e krishtera mes ankthit dhe pasigurisë

Ashtu si të gjithë banorët e rajonit, të krishterët e Lindjes së Mesme po kalojnë orë të vështira ndërsa bombardimet kundër Iranit vazhdojnë, ashtu si edhe sulmet hakmarrëse nga ana e Teheranit. Të mbyllur në shtëpi në shumë vende, disa kujtojnë rëndësinë e lutjes për paqe.

R.SH. / Vatikan

Si gjithë banorët e rajonit, edhe të krishterët e Lindjes së Mesme po kalojnë orë të vështira ndërsa bombardimet kundër Iranit vazhdojnë, po ashtu edhe goditjet e hakmarrjes nga Teherani. Të mbyllur në shumë shtete, disa kujtojnë rëndësinë e lutjeve për paqen.

Në ditën e katërtë të luftës mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasojat e goditjeve vazhdojnë të shtrihen në rajon. Ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar katër javë sulmesh, Gardianët e Revolucionit kanë deklaruar se kanë sulmuar më shumë se 500 objekte në përgjigje ndal sulmeve. Ky front i ri ka shtuar shqetësimet për një shpërthim të mëtejshëm të dhunës. Pas lutjes së Engjëllit të Zotit të dielën, Papa Leoni XIV i bëri thirrje liderëve për të "ndaluar spiralen e dhunës para se ajo të bëhet një humnerë të pakthyeshme". Ky shqetësim është i ndarë nga shumë të krishterë në Lindjen e Mesme, edhe pse kushtet e jetesës ndryshojnë.

"Ndërsa këto orë të fundit kanë tronditur thellësisht Lindjen e Mesme - në Iran, Tokën e Shenjtë, Liban, Irak dhe në gjithë rajonin - L’Œeuvre d’Orient ( Vepra e Orientit një shoqatë katolike franceze jopolitike, e themeluar në vitin 1856, e cila vepron si një organizatë humanitare dhe bamirëse në mbështetje të të krishterëve në Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera si Briri i Afrikës, Evropa Lindore, India), shpreh shqetësimin e saj të madh për një përshkallëzim të dhunës", shpjegoi këtë të hënë kjo organizatë në një njoftim për media.

"Në mëngjes, libanezët u zgjodhën në një atmosferë tronditjeje dhe trishtimi, por edhe lodhje dhe zemërim". tha Vincent Gelot, koordinator i Vepra e Orientit për Libanin dhe Sirinë. "Njerëzit këtu e dinë se çfarë është një luftë me Izraelin dhe ata kanë ndjesinë se po jetojnë përsëri atë që ndodhi para një viti e gjysmë, pas sulmit ndaj pajisje thirrëse dhe vdekjes së Nasrallah" duke iu referuar sulmit të 17 tetorit 2024 ndaj biperëve (beepers/pagers) dhe komunikatorëve të Hezbollahut, të realizuar nga Izraeli. "Lufta që pasoi dhe që solli 1.2 milionë të zhvendosur në Liban dhe shkatërrime të mëdha", kujton Gelot.

Tronditje në Liban

Këtë të hënë në mëngjes, shkollat mbetën të mbyllura në Bejrut pas sulmeve izraelite që shënjestruan jugun e kryeqytetit libanez. Mijëra njerëz janë larguar gjithashtu edhe nga fshatrat e Libanit Jugor pas thirrjeve për evakuim të lëshuara nga Tsahal. Gjithandej klima është e tensionuar. "Një nga partnerët tanë, një shkollë e drejtuar nga Vajzat e Bamirësisë, e dëmtuar që vitin e kaluar, jeton me frikë", tregom Vincent Gelot

Përtej kufijve të Libanit, shqetësimi ka arritur një tjetër nivel. "Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, ka një shqetësim të madh", thotë Pascale Casati-Ollier, drejtoreshë e zyrës së Vepra e Orientit në Irak, në Erbil, së bashku me bashkëshortin e saj, Jean. "Kontaktet tona janë të kujdesshme dhe qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi bombardimet vazhdojnë. Mbretëron një pasiguri totale". Edhe kryeqyteti i Kurdistanit irakian, që strehon trupa amerikane, ka qenë gjithashtu objektiv i disa predhave iraniane gjatë orëve të fundit. Ndonëse situata mbetet shumë e paqëndrueshme, nuk bëhet fjalë ende për të nxjerrë përfundime mbi të ardhmen e të krishterëve në rajon. Sulmet nuk synojnë civilët, por mbi të gjitha objektiva ushtarake strategjike. «Kjo luftë e re padyshim nuk do ta lehtësojë riintegrimin e të krishterëve në rajon, pohon gjithsesi Pascale Casati-Ollier, nuk është e pamundur që kjo t'i nxisë ata të emigrojnë. Për momentin, koha është pezull».

Të krishterët e Gjirit të izoluar

Në vendet e Gjirit, në shënjestër të hakmarrjes iraniane, ka ardhur koha e izolimit për shumë komunitete të krishtera. Komuniteti i vogël katolik i Bahrejnit po organizohet si mundet për të garantuar asistencë shpirtërore për 80.000 besimtarët e tij. Për arsye sigurie, atyre u është ndaluar për momentin të mblidhen për Meshë apo për çdo aktivitet tjetër famullitar. Ritet dhe mësimet e katekizmit në gjuhë të ndryshme janë online deri në një urdhër të dytë, njoftoi në faqen e saj në Facebook famullia e ‘Zemrës së Shenjtë’ Manama, një nga dy famullitë kishtare që ka monarkia e Gjirit. «Në këtë kontekst të vështirë dhe të tensionuar, të mos i privojmë besimtarët tanë nga forca e tyre shpirtërore dhe bashkësia» shkruan Atë Francis P. Joseph OFM Cap, rektor i famullisë kishtare e cila përbëhet nga rreth dyzet shtetas francezë si dhe disa familje libaneze. «Ndërsa ndodhemi në këtë situatë të vështirë dhe të pazakontë, ju kërkoj të gjithëve të qëndroni të fortë dhe të kujdesshëm» nxit ai. Imzot Paolo Martinelli, vikar apostolik për Arabinë Jugore, bën thirrje nga ana e tij për de-eskalim dhe thekson nevojën për «një dialog autentik dhe përgjegjës: kërcënimet e ndërsjella mbjellin shkatërrim, ato nuk ndërtojnë paqen dhe stabilitetin».

Vokacioni i Tokës së Shenjtë

Në Tokën e Shenjtë, orët e fundit janë dëgjuar gjithashtu edhe zhurma të sirenave ndërsa sulmet iraniane binin mbi shtetin hebraik. Në shkollën biblike franceze të Jerusalemit, korridori i sakrestisë gjysmë i groposur shërben si strehë ku vijnë të strehohen rregulltarët dominikanë, studentët apo miqtë kalimtarë. Meshë për paqen janë kremtuar duke përdorur tekstet specifike të mesharit «në kohë lufte ose për trazira të rënda», tregon Atë Olivier Poquillon, drejtor i shkollës biblike dhe arkeologjike franceze të Jerusalemit (EBAF). «Që nga e shtuna, alarmet kanë qenë të njëpasnjëshme, vazhdon rregulltari dominikan. Për ne, aq më tepër është e rëndësishme të vazhdojmë të studiojmë tekstin në kontekstin e tij. Kjo merr kuptim të plotë sepse konfliktet janë pjesë integrale e historisë së Shpëtimit. Kjo na kujton atë që, në zemër të këtyre konflikteve, na thotë Krishti, princi i paqes». Ndërsa sytë janë përqendruar në qiell dhe radarët janë drejtuar nga Irani, Toka e Shenjtë vazhdon të vuajë. Dhuna në tokë vazhdon vërtet, veçanërisht në Bregun Perëndimor ku fshati i krishterë Taybeh sulmohet vazhdimisht.

03 mars 2026, 14:33