Kërko

Kisha Katolike Marok Marrakesh Kisha Katolike Marok Marrakesh

Iran, ipeshkvijtë marokenë: asnjë besimtar nuk mund ta pranojë luftën

Ftesë nga Ipeshkvijtë e Kishës katolike marokene, për ta hedhur poshtë "me gjithë forcën e Ungjillit” përdorimin e dhunës dhe të luftës, parë si metodë për zgjidhjen e konflikteve. Asnjë besimtar nuk mund ta pranojë luftën, me të gjitha pasojat e saj”"

R.SH. / Vatikan

"E dënojmë shfrytëzimin e fesë si justifikim për luftën dhe përdorimin mëkatar e blasfemues të emrit të Zotit, për ta justifikuar atë. Asnjë besimtar në Zotin e vetëm dhe të mëshirshëm nuk mund ta pranojë luftën me të gjitha efektet dhe pasojat e saj". Kardinali Cristóbal López Romero, Kryeipeshkëv i Rabatit, Imzot Emilio Rocha Grande, Kryeipeshkëv i Tanxherit dhe Atë Mario León Dorado, Prefekt Apostolik i Laayoune, e theksuan këtë në një deklaratë të përbashkët, duke iu përgjigjur kështu dhunës, që po shkatërron Lindjen e Mesme.

Të tre ipeshkvijtë e hodhën poshtë "me gjithë forcën e Ungjillit” përdorimin e dhunës dhe të luftës, si metodë për zgjidhjen e konflikteve" dhe u bënë thirrje të gjithë udhëheqësve të krishterë, hebrenj dhe myslimanë “ta respektojnë ligjin ndërkombëtar", "të aktivizojnë diplomacinë dhe multilateralizmin" dhe "të përdorin dialogun si metodë, rrugë dhe mjet paqeje".

Në Deklaratë kujtohen fjalët e Papës Leoni XIV në lutjen e Engjëllit të Tënzot, më 1 mars: "Stabiliteti dhe paqja nuk ndërtohen përmes kërcënimeve të ndërsjella, as me armë, të cilat mbjellin shkatërrim, dhimbje e vdekje, por vetëm përmes dialogut të arsyeshëm, të vërtetë dhe të përgjegjshëm".

Si gjest konkret, ipeshkvijtë  formuan me bashkësitë një rreth paqeje, në një vend publik dje, më 8 mars, në fund të Meshës.

09 mars 2026, 10:46