Kishat do të qëndrojnë të hapura vazhdimisht nga e premtja, 13 mars deri të shtunën, 14 mars (Vatican Media) Kishat do të qëndrojnë të hapura vazhdimisht nga e premtja, 13 mars deri të shtunën, 14 mars (Vatican Media)

"24 Orë për Zotin", kishat hapen për lutje dhe rrëfim më 13 dhe 14 mars

Ky është edicioni i trembëdhjetë i programit të reflektimit dhe pajtimit, që kremtohet çdo vit në të gjitha dioqezat e botës, në prag të së Dielës IV të Kreshmëve. Është rast për t'u ndaluar në adhurim e për t'u rrëfyer. E një mbështetje me tekste baritore është e disponueshme në faqen e internetit të Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzim.

R.SH. / Vatikan

Nisma "24 Orë për Zotin", program i Kreshmëve për lutje dhe pajtim, ka arritur në edicionin e saj të trembëdhjetë. Kremtohet çdo vit ndër dioqeza në mbarë botën, në prag të së dielës së katërt të Kreshmëve. Motoja e zgjedhur nga Leoni XIV është marrë nga një verset i Ungjillit të Gjonit: "Kam ardhur për të shpëtuar botën" (Gjn 12,47).

Kishat e hapura

Në përgatitje për Pashkët, në mbrëmjen e së premtes, më 13 mars, dhe gjatë gjithë ditës së shtunë, më 14 mars, bashkësitë kishtare inkurajohen t’i hapin Kishat e tyre, duke u ofruar besimtarëve mundësinë për t'u ndaluar në çdo kohë për adhurim dhe rrëfim. Dyert e hapura të Kishës janë simbol i dashurisë mëshirëplotë të Zotit.

Fletëpalosja

Në përgatitje të ngjarjes, Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin ka botuar një fletëpalosje baritore, që përmban skeda për lutje personale dhe këshilla për kremtime në bashkësi. Dioqezat dhe famullitë, në mbarë botën, inkurajohen ta kremtojnë këtë çast lutjeje në bashkësitë e tyre. Fletëpalosja shkarkohet falas në variantet e gjuhës italiane, angleze, spanjolle, nga faqja zyrtare e Dikasterit.

10 mars 2026, 09:33