130-vjetori i Nënës së Këshillit Pajtore e Shqipërisë
R.SH. / Vatikan
Konferenca Ipeshkvore e Kishës katolike të Shqipërisë, me rastin e 130-vjetorit të shpalljes së Të Lumes Mari Virgjër, Nënës së Këshillit të Mirë, si Pajtorja e Shqipërisë më 26 prill 1896, përmes një Letre baritore, ka shpallur Vitin Jubilar Marian që do të fillojë më 26 prill 2026 dhe të përfundojë më 26 prill 2027.
Epiqendra e këtij Viti Jubilar Marian në Shqipëri është shpallur Bazilika e Nënës së Këshillit të Mirë në Shkodër, vend i privilegjuar përshpirtërie e shtegtimi. Për ipeshkvijtë e Kishës katolike të Shqipërisë ky Vit Jubilar Marian është një “kohë kthimi me besim tek Hyji, sipas shembullit të Marisë; kohë pajtimi dhe bashkimi kishtar; kohë rizbulimi të fesë dhe angazhimi të ripërtërirë misionar; kohë lutjeje të thellë për familjet, për të rinjtë, për thirrjet dhe për të ardhmen e Kombit tonë”.
Të ndjekim njoftimin e zëdhënësit e Konferencës Ipeshkvore të Kishës katolike të Shqipërisë dom Mark Pashkja: