Kërko

Motër Majlinda Topalli Motër Majlinda Topalli

Motër M. Topalli: lutja e Kishës dhe Eukaristia si përgatitje për Pashkë

Kisha Nënë, e cila kujdeset për fëmijë e vet, ju jep një mundësi të mirë besimtarëve të saj të përgatiten me gëzim, të pastruar në shpirt, për kremtimin e Pashkëve të Krishtit. Kështu lutja e Kishës dhe Eukaristia na mëson se mund të jetosh vetëm nëse dhurohesh ashtu sikurse Krishti e dhuron jetën e vet për ne. Lutja e Kishës dhe lutja personale ushqejnë te ne shpresën në Zotin

R.SH. / Vatikan

Si çdo vit, Kisha Nënë, e cila kujdeset për fëmijë e vet, ju jep një mundësi të mirë besimtarëve të saj të përgatiten me gëzim, të pastruar në shpirt, për kremtimin e Pashkëve, që të mund të nxjerrin nga misteret e shëlbimit plotësinë e jetës së re në Krishtin”. Kreshma kohë kthimi, kohë lutje dhe kohë që na mëson të duam ashtu si vet Krishti na ka dashur ne. Prandaj edhe ketë vit na është dhuruar, një kohë plotë dyzet-ditor që duhet të përjetojmë si të krishterët, ta jetojmë të gjithë së bashku, si një kohë pritje të Hyjit Atë, i cili vjen në takim me njeriun.

Krezhmet përmbajnë në vetvete një angazhim bashkimit me Zotit, ku ky angazhim duhet te te realizohet qoftë në planin individual ashtu edhe në një plan të bashkësisë në shtyllat e saj me të forta si: Lutje: Të marrim pjesë sa më shumë në Meshën Shenjte, sepse ne e dimë se Eukaristia është burimi dhe kulmi i çdo lutje dhe i jetës se Krishterë. Agjërimi: Të provojmë me agjërojmë me një sërë gjërash: aty ku ne e dimë se ato elemente te jetës zone e prishin agjërimin, “dashuri dua dhe jo sakrifice “ thotë Zoti. Duke vepruar kështu do të jemi më të gatshëm për të ndihmuar të afërmin tonë, do të kemi më shumë mundësi të vendosemi ne shërbim të Hyjit duke i shërbyer njeriut, me dashuri dhe bamirësi. Lëmoshë: Ndihmë ndaj të afërmit, ku në fytyrën e këtij shohim Hyjin tone. Krezhmet përmbajnë në vetvete një angazhim bashkimit me Zotit, ky angazhim shtrihet qoftë në planin individual ashtu edhe në atë të bashkësisë.

Kreshmët synojnë të rikrijojnë dyzet vitet e Izraelit në shkretëtirë, duke e udhëhequr besimtarin të njohin veten, domethënë të dijë atë që vetë Zoti e di tashmë. Një njohuri që nuk bazohet në vetëanalizë psikologjike, por gjen dritë dhe drejtim në Fjalën e Hyji. Ashtu si Krishti luftoi dhe e mundi tunduesin për dyzet ditë në shkretëtirë falë fuqisë së Fjalës së Hyjit ( Mt 4.1-11), ashtu edhe i krishteri është i thirrur të dëgjojë Fjalën e Zotit, të lexojë, të lutet më intensivisht dhe me zell - në vetmi ashtu edhe në liturgji, të lutet me Fjalën e Hyjit të përmbajtur në Shkrimet e Shenjta.

Për ta jetuar mirë kë kohë duhet te kërkojmë fytyrën e Zotit dhe të shijojmë në praninë e Tij. Këtë mund ta bëjmë mëse miri vetëm përmes Shpirtit Shenjt, i cila na mëson të kremtojmë liturgjinë në pritjen e ardhjes të Krishtit, na edukon të lutemi në shpresë. Prandaj lutja e Kishë dhe Eukaristia na mëson se mund të jetosh vetëm nësë dhurohesh ashtu sikurse Krishti e dhuron jetën e vet për ne. Lutja e Kishës dhe lutja personale ushqejnë te ne shpresën. «Hyji, në të cilin e kemi shpresën, ju mbushtë me çdo gëzim e paqe në besimin tuaj që, në saje të fuqisë së Shpirtit Shenjt, kurrë të mos ju mungojë shpresa» (Rom 15,3). Shpresa nuk zhgënjen, sepse dashuria e Hyjit u ndikua në zemrat tona me anë të Shpirtit Shenjt që na u dhurua» (Rom 5,5).

Lutja, e formuar nga jeta liturgjike, merr gjithçka te dashuria me të cilën jemi dashur në Krishtin dhe që na lejon t’i përgjigjemi duke dashur ashtu siç na ka dashur ai. Dashuria është burimi i lutjes; kush merr nga ky byrim , prek kulmin e lutjes. Krezhme të shenjta për të gjithë ne.

26 shkurt 2026, 11:19