2024.02.16 I domenica di Quaresima B / Vangelo - Gesù nel deserto

Kreshmët, kohë për t'u kthyer në rrugën e Zotit

Kreshmët janë kohë për t’u kthyer në rrugën e Zotit kundër mediokritetit moral, që e karakterizon shpesh shoqërinë tonë. Të kthehesh në rrugën e Zotit do të thotë t’i ndryshosh drejtimin jetës: por jo me ndonjë ndreqje të vogël, por me një ndryshim të vërtetë 180°. Të kthehesh në rrugën e Zotit do të thotë të shkosh kundër rrymës ku “rryma” nënkupton mënyrën e përciptë të jetesës.

R.SH. - Vatikan

Me këtë të Mërkure të Përhime, 18 shkurt, besimtarët e Kishës katolike romake fillojnë kohës liturgjike e shpirtërore të Krezhmës, që na përgatit për kremtimin e Pashkëve të Jezu Krishtit. Kjo kohë shpirtërore është thirrje për t’u kthyer në rrugën e Zotit kundër mediokritetit moral, që e karakterizon shpesh shoqërinë tonë. Krezhmët i hapin të krishterit një udhë shpirtërore e praktike për t’ia dhuruar pa asnjë ngurrim vetveten Hyjit.

Krezhmët, pra, janë një kohë e volitshme për përforcimin e jetës personale shpirtërore: praktika e agjërimit është ndihmë për të fituar vetëpërmbajtjen, zotërimin mbi vetveten; lutja është mjet për të ndjerë praninë plot dashuri të Zotit; veprat e mëshirshme ndihmojnë për ta jetuar jetën personale me një vëmendje  e kujdes ndaj nevojave që kanë vëllezërit tanë. Kreshmët na ftojnë të thehemi në Udhën e Zotit.

Të kthehesh në rrugën e Zotit do të thotë t’i ndryshosh drejtimin jetës: por jo me ndonjë ndreqje të vogël, por me një ndryshim të vërtetë 180°. Të kthehesh në rrugën e Zotit do të thotë të shkosh kundër rrymës ku “rryma” nënkupton mënyrën e përciptë të jetesës, mënyrën e jetesës jo koherente dhe iluzore, që shpesh na tërheq, na dominon e na bën skllevër të së keqes ose gjithsesi, na fut në kuthin e mediokritetit moral.

Ndërsa me kthimin në rrugën e Hyjit synohet niveli i lartë i jetës së krishterë, i besohet Ungjillit të gjallë e personal, që është Jezu Krishti. Është Ai qëllimi përfundimtar dhe kuptimi i thellë i kthimit të zemrës, është Ai rruga në të cilën duhet të ecin të gjithë në jetë; duke e lënë veten të shndriten nga drita e tij e të mbështeten nga forca e tij, që na mundëson të bëjmë hapa përpara.

17 shkurt 2026, 12:29