Pamje e Varrit të Shenjtë në Jerusalem Pamje e Varrit të Shenjtë në Jerusalem

Karitasi i Jeruzalemit: me Izraelin sqarohet statusi, që mund të veprojë

Ekipi ndërministror izraelit i shfuqizoi të gjitha kërkesat për regjistrimin e organizatës humanitare dioqezane, që vepron në Tokën Shenjte. Sipas tij, "Udhëzimet për regjistrimin e organizatave dhe lëshimin e autorizimeve për personelin e tyre të huaj", në lidhje me periudhën kalimtare, nuk janë të zbatueshme”.

R.SH. / Vatikan

Caritas Jerusalem njoftoi se mori një komunikim zyrtar nga Ekipi Ndërministerial Izraelit, që e sqaron përfundimisht statusin e tij ligjor dhe administrativ. Pas një vlerësimi të ri, autoritetet kompetente përcaktuan se dispozitat e udhëzimeve për regjistrimin e organizatave dhe lëshimin e autorizimeve për personelin e huaj, në lidhje me periudhën kalimtare, nuk zbatohen për Caritas Jerusalem.

Nuk ka procedurë ri-regjistrimi

Komunikimi anulon çdo shkëmbim formal të mëparshëm mbi këtë çështje dhe konfirmon se nuk janë planifikuar procedura të mëtejshme riregjistrimi për organizatën bamirëse nga Komiteti Ndërministror, ​​duke i dhënë fund çdo pasigurie administrative.

Caritas Jerusalem e mirëpriti rezultatin e komunikimit, duke shprehur mirënjohje për ata që, në nivele të ndryshme, kontribuan në këtë rezultat. Ky sqarim i rëndësishëm i lejon organizatës të vazhdojë qetësisht shërbimin ndaj njerëzve më të ligshtë, në mes të një krize të thellë dhe të zgjatur humanitare.

Deklarata zyrtare

Caritas Jerusalem konfirmon se ka marrë njoftim zyrtar në lidhje me statusin e regjistrimit të tij. Pas një shqyrtimi të mëtejshëm, ekipi ndërministror izraelit  përcaktoi se dispozitat e "Udhëzimeve për regjistrimin e organizatave dhe lëshimin e rekomandimeve për personelin e tyre të huaj", në lidhje me periudhën kalimtare, nuk zbatohen për Caritas Jerusalem. Njoftimi sqaron edhe se e gjithë korrespondenca e mëparshme mbi këtë çështje është e pavlefshme. Ky njoftim sqaron statusin e Caritas Jerusalem dhe tregon se nuk ka procedura të mëtejshme në proces nga Komiteti ndërministerial në lidhje me ri-regjistrimin. Caritas Jerusalem mirëpret me kënaqësi këtë rezultat dhe shpreh vlerësimin e tij të sinqertë për ata që kontribuan në këtë rezolutë pozitive.

11 shkurt 2026, 14:13