2024.07.05 XIV domenica dell'Anno 'B' Gesù rifiutato

E diela e VI e Kohës së Zakonshme (VitiA). Tri levat që mund të përdoren për endrrën e Atit

«Juve ju është thënë, por unë po ju them». Kjo është risia shndërruese që sjell Jezusi. Nuk është rishkrimi i Ligji a një kodi, por guximi i zemrës, guximi i ëndrrës që ka Zoti për ne, duke vepruar kundër tri levave kryesore: dhunës, dëshirës dhe gënjeshtrave. U tha: Mos vrit; por unë po ju them se kushdo që është i zemëruar me vëllanë e tij, kushdo që mban inat, është vrasës në zemrën e tij.

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: “Mos t’ju shkojë ndër mend se erdha për ta shlyer ligjin ose profetët! Jo, s’erdha ta shlyej, por ta përkryej...

Prandaj, unë po ju them: nëse drejtësia juaj nuk do të jetë më e madhe se drejtësia e skribëve dhe e farisenjve, nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit.

Keni dëgjuar se u qe thënë të vjetërve: ‘Mos vrit! Kush vret do të jetë përgjegjës para gjyqit.” E unë po ju them: Kushdo që zemërohet kundër vëllait të vet, do të jetë përgjegjës para gjyqit; e kush t’i thotë vëllait të vet: ‘Budall’, do të jetë përgjegjës para Sinedrit; kush t’i thotë: ‘I marrë’, do të përgjigjet në zjarrin e ferrit...

Pra, nëse e sjell dhuratën tënde për ta kushtuar në lter e aty të bie në mend se yt vëlla ka diçka kundër teje, lëre dhuratën tënde aty para lterit, shko e pajtohu më parë me vëllanë tënd e pastaj eja e kushtoje dhuratën tënde!

Keni dëgjuar se që thënë: ‘Mos e the kurorën!’ E unë po ju them: kushdo që me dëshirim e shikon një grua, në zemrën e vet e ka bërë fëlligështinë me të...

Keni dëgjuar gjithashtu se u qe thënë të vjetërve: ‘Mos e the betimin, por zbato çka i ke premtuar Zotit me betim!’ E unë po ju them: assesi mos u betoni; as me qiell, sepse ai është froni i Hyjit, as me tokë, sepse ajo është shtroja e këmbëve të tija, as me Jerusalem, sepse ai është qyteti i Mbretit të madh... Fjala juaj le të jetë: Po, po; jo, jo! Çkado që është më tepër se kaq, vjen prej qoftëlargut”.

«Juve ju është thënë, por unë po ju them». Kjo është risia shndërruese që sjell Jezusi. Nuk është rishkrimi i Ligji a një kodi, por guximi i zemrës, guximi i ëndrrës që ka Zoti për ne, duke vepruar kundër tri levave kryesore: dhunës, dëshirës dhe gënjeshtrave.

U tha: Mos vrit; por unë po ju them se kushdo që është i zemëruar me vëllanë e tij, kushdo që mban inat, është vrasës në zemrën e tij.

Këhtu, pra, Jezusi shkon drejt e te shkaku i këtyre veprave, laboratori i brendshëm ku ato formohen.

Apostulli Gjon pohon diçka të madhe: "Kushdo që nuk e do vëllanë e tij është vrasës" (1 Gjonit 3:15). Kushdo që nuk do, vret.

E në të vërtetë, mungesa e dashurisë nuk është vetëm vdekja ime e ngadaltë, por një inkubator vrasjeje. Kushdo që është i zemëruar me vëllanë e tij, ose e quan të çmendur ose budalla, është në të njëjtën rresht me Kainin...

Jezusi tregon tre hapat e parë që na çojnë drejt vdekjes: zemërimi, fyerja, përbuzja. Këto janë tri forma të vrasjes.

Vrasja e jashtme vjen nga eliminimi i brendshëm i tjetrit. "Kushdo që e quan tjetrin budalla do të përfundojë në zjarrin e Xhehenës."

Xhehena nuk është ferri, por lugina në periferi të Jeruzalemit, një vend ku digjeshin mbeturinat e qytetit. Prej aty ngrihej një tym i vazhdueshëm, i athët dhe me erë të keqe. Jezusi thotë: nëse i përçmon dhe i fyen të tjerët, shkatërron jetën tënde, e hedh në plehra, është shumë më tepër sesa një ndëshkim – është njerëzimi yt që kalbet dhe shndërrohet në tym. Vëri vesh këtyre rreshtave, të cilët janë ndër më të thellët e Ungjillit. Atëherë do të kuptosh se ato bëhen më njerëzore, sepse Jezusi flet vetëm për zemrën dhe për jetën, dhe e bën këtë duke përdorur fjalët e vetë jetës. Me fjalë tjera, ruaj zemrën tënde dhe nuk do të përfundosh në plehrat e historisë.

Ke dëgjuar se është thënë: 'Nuk do të shkelësh kurorën e martesës'. Por unë po të them, nëse e shikon një grua me epsh, qysh tashti e ke shkelur kurorën. Jezusi nuk thotë thjesht: “Nëse dëshiron një grua” por nëse shikon me epsh, me ngashnjim, për të pushtuar dhe dhunuar, joshur dhe zotëruar, nëse e redukton tjetrën ose tjetrin në objekt, kryen krim kundër madhështisë së personit. "Korrupsioni" vjen nga folja «a(du)lterare», që do të thotë të ndryshosh, të falsifikosh, të shkatërrosh. Shkelja e kurorës nuk është krim kundër moralit, por  krim kundër personit, kundër faqes së bardhë e të pastër të njeriut.

Leva e tretë: Mos u beto fare; fjalët e tua të jenë gjithmonë “po, po; jo, jo”. Jezusi e ndalon betimin e atëherë kalon te ndalimi i gënjeshtrës. Thuaj gjithmonë të vërtetën dhe nuk ka më nevojë të betohesh; nuk do të kesh më nevojë të dukesh ndryshe nga ai/ajo që je në brendësi. Kujdesu për zemrën tënde dhe do të jesh në gjendje të kujdesesh për të gjithë jetën përreth teje. Ruaje zemrën tënde sepse është burimi i jetës. "Ruaje, Zot, këtë dhuratë të brishtë, të ndërlikuar, të shkëlqyer që na ke dhënë: këtë zemër që është prej mishi, por që njeh edhe Qiellin."

14 shkurt 2026, 14:14