Atë Mariano Tarantino Atë Mariano Tarantino

Administratori dioqezan i Sapës Atë Tarantino flet për misionin që i është besuar

Administratori dioqezan i Sapës Atë Mariano Tarantino flet për misionin që i është besuar për të udhëhequr Kishën dioqezave pas vdekjes së papritur të ipeshkvit imzot Simon Kulli. "E kam shprehur gatishmërinë time, e kam thënë: Ja ku jam, për të bërë vullnetin tënd o Zot. Dhe normal, vetëm duke kërkuar hirin e Tij e duke u mbështetur në lutjen e meshtarëve dhe në lutjet e atyre që në këtë Dioqezë ecin përpara dhe vazhdojnë misionin e tyre".

R.SH. / Vatikan

Intervista e Administratorin dioqezan të Sapës Atë Mariano Tarantino për Mediat e Vatikanit realizuar nga Violeta Marashi.

INTERVISTA E ADMINISTRATORIT DIOQEZAN ATË MARIANO TARANTINO 

Violeta Marashi

"Ju them të drejtën se nuk e kisha pritur, pasi mbas vdekjes se Mosninjorit e drejta kanonike përcakton që Këshilli  i konsulltorëve të zgjedhe një person që ta administrojë Dioqezën. Unë nuk e kisha menduar që vëllezërit e mi meshtarë do të kishin menduar për mua. Kështu ka ndodhur në zgjedhjen e konsulltorëve, dhe unë e kam pranuar me një ndjenjë përvujtërie, por edhe me një farë përgjegjësie që kam ndierë ndaj besimit të tyre dhe ndaj situatës së Dioqezës sonë, mbas vdekjes së Mosninjorit.

Neve në Kishë jemi mësuar, dhe kështu gjithmonë i marrim të gjitha këto angazhime, sepse e dimë që nëpërmjet zgjedhjes së të tjerëve, nëpërmjet situatave të ndryshme, Zoti çon përpara vullnetin e vet; kështu që përfundimisht e mora si vullnet të Zotit për mua dhe për Dioqezën tonë. Kështu që ë mbas disa mendimeve e reflektimeve, kam shprehur gatishmërinë time, e kam thënë: Ja ku jam, për të bërë vullnetin tënd o Zot. Dhe normal, vetëm duke kërkuar hirin e Tij e duke u mbështetur në lutjen e meshtarëve dhe në lutjet e atyre që në këtë Dioqezë ecin përpara dhe vazhdojnë misionin e tyre".

Në vijim të bisedës me Violeta Marashin Atë Mariano Tarantino ndalet përvoja tij misionare në Shqipëri, ku vepron që prej 13 vitesh, dhe tani misioni i ri si Administrator dioqezan. 

23 dhjetor 2025, 12:08