Papa në Montefalco te murgeshat augustiniane Papa në Montefalco te murgeshat augustiniane

Papa në Montefalco te augustinianet, abatesha: një njeri i çarmatosur dhe çarmatosës

Pasi takoi ipeshkvijtë italianë në Asizi, Leoni XIV shkoi në komunitetin monastik që ruan kujtimin e Shën Klarës, e quajtur e Kryqit. Me murgeshat Papa bisedoi për pak kohë, më pas kremtoi Meshën dhe në fund drekoi me to. Motër Maria Cristina Daguati: "E njohim prej vitesh, ishte një moment familjariteti. Ka një personalitet paqësor"

R.SH. Vatikan

Kishte qenë si profesor, pastaj herë të tjera si Epror i përgjithshëm i Urdhrit të Shën Augustinit. Sot, më 20 nëntor, Robert Francis Prevost, u kthye si Papa i 267-të i Kishës universale në manastirin augustinian të Shën Klarës së Montefalcos për një vizitë private. Një moment bashkimi me murgeshat e mbyllura të familjes rregulltare augustiniane që Leoni XIV e deshi si etapën e dytë të udhëtimit të tij të shkurtër në Umbria, pasi shkoi në Asizi për të takuar Konferencën Episkopale Italiane që sot përfundoi Asamblenë e 81-të të përgjithshme.

"Një moment i madh familjariteti" me një person që "e njohim prej vitesh", komenton për mediat e Vatikanit Abatesha Maria Cristina Daguati. "Papa Leoni XIV, sjell me vete një atmosferë të madhe lutjeje. Kështu që nuk na shqetësoi shumë, ishte thjesht e bukur. Bukur..." "Është një miqësi e madhe, sepse natyrisht e njohim prej shumë vitesh dhe prandaj do të thosha se gjithçka u zhvillua nën shenjën e një familjariteti të madh", shton abatesha, "një ditë shumë e thjeshtë" me "një njeri të çarmatosur dhe çarmatosës" me "personalitet paqësor".

20 nëntor 2025, 17:19