Kisha romake: “Natë e bardhë' me të rinjtë, në Lateran
R.SH. / Vatikan
'Natë në Katedrale'. Të premten e ardhshme, të rinjtë e Romës do të mblidhen në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran për një 'natë të bardhë' dialogu dhe lutjeje. Ideja e 'Natës në Katedrale' rrjedh nga mesazhi i Papës Leoni kushtuar Ditës Botërore të Rinisë dioqezane: një çast lutjeje dhe dialogu për të rinjtë e Romës, mbledhur së bashku për t’u lutur dhe për ta vazhduar udhëtimin së bashku, pas Jubileut, në fillim të gushtit. Fokusi, shpjegon Dioqeza e Romës, do të jetë dëgjimi, diskutimi, adhurimi dhe muzika.
Të premten, më 21 nëntor, duke nisur nga ora 21:00, të rinjtë e Romës do të mblidhen në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran për kalimin nëpër Portën Shenjte; do të pasojë një çast katekizmi dhe dialogu me Kardinalin Vikar Baldo Reina, i ndjekur nga adhurimi eukaristik, udhëhequr nga Kori Dioqezan i Romës. Ata që dëshirojnë, do të kenë mundësinë të marrin edhe sakramentin e rrëfimit