Imzot Dodë Gjergji flet për shtegtimin jubilar të Vitit të Shpresës
Imzot Dodë Gjergji flet për shtegtimin e tij në Vatikan me rastin e Vitit Jubilar të Shpresës
R.SH. / Vatikan
Ipeshkvi i dioqezës Prizren-Prishtinë, Kishës katolike të Kosovës, imzot Dodë Gjergji në mikrofonin e Radio Vatikanit -Vatican News rrëfen shtegtimin jubilar me rastin e Vitit të Shenjtë të Shpresës së bashku me ipeshkvijtë e Kishës katolike të Shqipërisë dhe kryeipeshkvin e Tivarit. Një shtegtim i veçantë ai që ipeshkvijtë bënë këtyre ditëve në Vatikan, pa besimtarët e tyre, po që u karakterizua nga një përjetim i fortë feje, përshpirtërije, lutjeje, vëllazërimi e bashkëndarjeje. Të ndjekim dëshminë e imzot Dodë Gjergjit në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit -Vatican News:
14 nëntor 2025, 17:24