Kërko

Iranian women walk next to a relief sculpture of the Holy Virgin Mary, at the 'Holy Virgin Mary' subway station, in Tehran

Teheran, Kard. Mathieu: Portreti i Virgjërës Mari në Metro, shenjë Paqeje

Kryeipeshkvi i kryeqytetit iranian kujton vendimin për t'i kushtuar një stacion metroje Virgjërës Mari, të paraqitur në një basoreliev: shenjë hapjeje dhe dialogu "që ngjall interes".

R.SH. / Vatikan

Të shohësh Virgjërën Mari me duart e bashkuara në lutje, vendosur në një basoreliev në një stacion metroje të Teheranit, nuk është ngjarje e përditshme. Dhe është shumë e habitshme të mësosh se, disa ditë më parë, ai stacion në kryeqytetin e Republikës Islamike të Iranit iu kushtua Virgjërës Mari me titullin Maryam-e Moghaddas, që në thelb do të thotë "Shenjtja Mëri".

Hapa pozitive

Kardinali Dominique Joseph Mathieu, Kryeipeshkëv i Teheran-Ispahanit - që u shërben katolikëve të ritit latin në të gjithë vendin - është befasuar pozitivisht. Ai nuk ngurron të theksojë se kjo ngjarje përfshin dy përmasa: dialogun dhe paqen: "Sigurisht që ka interes për t'ia demonstruar, komunitetit kombëtar dhe të gjithë botës, hapjen e një vendi në të cilin nuk ka liri fetare, liri adhurimi, me formë brenda kornizës së ligjeve, që duhen respektuar".

 Atmosferë meditimi

Ata që, ashtu si kardinali Mathieu, kanë pasur mundësinë të shohin fotot dhe informacionin që qarkulloi shpejt në internet, tregojnë se platformat e stacioneve janë mbi 30 metra nën tokë dhe se për të arritur tek ato, duke përdorur shkallët ose shkallët lëvizëse, has një mesazh me urime të mira, një bekim, drejtuar Zotit. "Është shumë interesante, sepse nuk është vetëm në persisht, gjuhë zyrtare, por edhe në arabisht, armenisht dhe në anglisht. Ndërsa zbret nëdtacionin e metrosë në Teheran, në muret e niveleve të ndërmjetme, vëren harqe mbi të cilat është vendosur një qiell i bardhë dhe blu, ngjyra të përdorura edhe për Zojën Mari. Rezultati është atmosfera që ndihetvërtet, si të ishe në kishë". Më poshtë, tekstet e tjera të shkruara në mure janë ato të Udhëzuesit Suprem, fraza që e paraqesin Jezusin kryesisht si profet dhe revolucionar.

"Ekziston një pllakë metalike - shton kardinali Mathieu – ku shkruhet një fragment kuranor mbi Popujt e Librit - i cili thotë se Jezusi duhet të konsiderohet në këtë mënyrë, ndërsa Maria Virgjër quhet nëna e Profetit".

Nivele të ndryshme

Salla e madhe, kupola e së cilës të kujton një qiell të ndriçuar nga shumë llamba, ndodhet në fund të zbritjes dhe të çon në disa shkallë drejt platformës. Nivelin e platformave, instaluar pas disa basorelieve, Kryeipeshkvi i Teheranit e përshkruan në detaje:

"Njëra prej tyre, duke marrë një pasazh kuranor, padyshim të ndryshëm nga ai i Ungjillit, tregon një Jezus shumë të bukur që ecën mbi ujë. Megjithatë, përpara tij nuk ka njerëz, por është teksti i një poeme që flet për vështirësitë e jetës. Edhe nëse Jezusi shoqërohet me poezinë persiane, ky imazh mund të njihet lehtësisht nga të krishterët.

Qepalla të mbyllura

Basorelievi me portretin e Marisë Virgjër ndodhet në anën e kundërt. "Në të djathtë dhe të majtë të figurës së saj janë tulipanë, të cilët vetëm tani  zbulohet se janë lule iraniane të ofruara njerëzve të rëndësishëm. Ajo që i bëri përshtypje veçanërisht Kardinalit Mathieu është fakti se si Jezusi, ashtu edhe Virgjëra Mari janë me qepalla të mbyllura: udhëtari është aty, por mungon kontakti i drejtpërdrejtë dhe intim që do të çlirohej, nëse bebëzat e syve të tyre do të mund të takoheshin.

"Është vizion shumë i qartë i Islamit për Marinë dhe Jezusin, por mbetet ende simbol i dialogut, që ngjall interes".

Stacioni i metrosë në Teheran ndodhet pikërisht në qendër të linjës 6 dhe qëndron në një park kushtuar më parë Virgjërës Mari, ku ndodhet edhe Katedralja e të Krishterëve Apostolikë Armenë, Shën Sarkis, si dhe qendra e tyre kulturore.

31 tetor 2025, 08:53