Jubileu i themelimit të Institutit të Motrave Stigmatine 1950-2025
R.SH. / Vatikan
“Bijat e Varfëra të Varrëve të Shenjta të Shën Françeskut”, siç njihen nga populli Motrat Stigmatine, shënojnë 75vjetorin e themelimit nga Motër Anna Fiorelli Lapini. Prania e tyre në Shqipëri daton nga viti 1879.
Françeskani Át Giampiero da Bergamo, që asokohe zhvillonte veprimtarinë e vet apostullore në Nikaj e Mertur, qysh me 1859, bani nji hap tepër të guximshëm, kur themeluesja ishte endè gjallë e nandë vjet mbas themelimit të Urdhnit, që të niste misjoni i tyne në Shqipní. Ky mendim nuk qe përkrahë. Me 2 qershori 1879 âsht data kur këto murgesha-misionare u nisën prej Firences për Shkodër. I përcillte në ketë rrugë Át Giampiero da Bergamo. Në Shkodër mbërrijtën me 13 qershor 1879 tue u pritë me gëzim të madh. Po atë ditë u paraqitën edhe te Argjipeshkvi, lmzot Karl Pooten. Me 4 janar 1880, u përurue shkolla e nisi misioni i mrekullueshëm i Motrave Stigmatine në mesin popullit shqiptar. Po nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit:
KREMTIMI I JUBILEUT TË THEMELIMIT TË INSTITUTIT MOTRAT STIGMATINE 1950-2025
Këtë fundjavë, datë 23-24 tetor, Motrat Stigmatine kremtuan ngjarjen historike -175 vjetorin e themelimit të Kongregatës së tyre. Në këtë kuadër ato përkujtuan edhe 75 vjetorin e kalimit në amshim të së Lumes Marije Tuci.
Motrat Stigmatine e përjetuan këtë ngjarje përmes aktiviteteve dhe kremtimeve të rastit, ku u krijua një klimë festive dhe vëllazërore. E për këtë mirënjohje ndaj Zotit këto kremtime u shoqëruan me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve, meshtarëve dhe Motrave të kongregatave të ndryshme. Nderuan me praninë e tyre ardhur enkas nga Roma Nëna Gjenerale Moter Encarna Lobato, zv. Moter Dukata Radoja dhe këshilltarja Moter Madalein.
Këtij eventi i parapriu një sërë aktivitetesh si inskenimi mbi karizëm e të nderueshmes Sr. Ana F. Lapini. koncerti vokal- instrumental me motive fetare e atdhetare, duke vijuar me poezi, interpretime dhe një short film mbi jetën e Marie Tucit.
Me këtë rast u bekua edhe qendra “Kopshti i Ëngjëjve” dedikuar kujdesit të fëmijëve me autizëm, një risi kjo për motrat Stigmatine. Ndërsa në ditën e përkujtimit të motër Marie Tucit, u organizua shtegtimi në dritën e fesë, me proçesionin nga qelia nr. 13, ish burgu ku motër Maria pësoi torturat më çnjerëzore të regjimit komunist, për të vazhduar drejt Kishës së Motrave Stigmatine ku u kremtua Mesha e Shenjtë, udhëhequr nga Arqipeshkvi I Shkodres, Imzot Giovanni Peragine në bashkëkremtim me Ipeshkvin e Sapës, Imzot Simon Kullin dhe meshtarë të tjerë.
Gjatë homelisë së tij Imzot Giovanni foli për historinë e motravestigmatine dhe mbi vlerësoi misionin e tyre në shumë vende të botës, por edhe në Shqipëri, të cilat janë një vlerë për vendin tonë. Ai kujtoi edhe qëndresën e motër Marie Tucit, që pati një fe të palëkundur dhe e dëshmoi Krishtin deri në vdekje.
Kujtojmë se Instituti “Bijat e Varfëra të Varrëve të Shenjta të Shën Françeskut” apo siç njihen nga populli Motrat Stigmatine, zyrtarisht u themelua në vitin 1850 në Itali me themeluese Motër Anna Fiorelli Lapini. Prania e tyre në Shqipëri daton që nga viti 1879. Pavarësisht shkëputjes së misionit gjatë regjimit komunist, pas hapjes së lirisë fetare nw vitin 1991, ato rithemeluan misionin e tyre në Shkoder dhe në Dioqezën e Sapës, konkretisht në famullinë e Shën Kollit në Pistull në nder të Motrës së tyre, Motër Marije Kaletës, në Nënshat dhe në Hajmel.
Prej 30 e sa vitesh tashmë këto motra shërbejnë me dashuri dhe përkujdesje të veçantë në misionin e tyre baritor, social dhe kulturor, ku vazhdojnë të kenë një misionm të konsiliduar me një pasuri shpirtërore dhe shumë dimensionale.
nga Violeta Marashi