Kërko

Imzot Simon Kulli Imzot Simon Kulli

Imzot Kulli: Kisha afër migrantëve, dëshmitarë të shpresës dhe të besimit

Imzot Simon Kulli, ipeshkëv i Sapës e president i Komisionit për misionet dhe migracionit pranë Konferencës Ipeshkvore të Kishës Katolike në Shqipëri, rrëfen përjetimin që pati, në Vatikan, fund javën e 4 dhe 5 tetorit, gjatë Jubileut të botës misionare dhe të migrantëve. “Edhe për Kishën tonë çdo migrant, çdo person në nevojë duhet ta gjejë zemrën dhe shtëpinë tonë të hapur, ashtu që në çdo familje, në çdo vend në Shqipëri migrantët le të gjejnë bukë, bukë, kripë dhe zemër”

R.SH. / Vatikan

Imzot Simon Kulli, ipeshkëv i Sapës e president i Komisionit për misionet dhe migracionit pranë Konferencës Ipeshkvore të Kishës Katolike në Shqipëri, rrëfen përjetimin që pati, në Vatikan, fund javën e 4 dhe 5 tetorit, gjatë Jubileut të botës misionare dhe të migrantëve. Në mënyrë të veçantë imzot Kulli përmend Meshën e kremtuar nga Papa me të rreth 10 mijë shtegtarë të këtij Jubileu ardhur nga nga afërsisht 95 vende të ndryshme të botës, e kujton porosinë e rëndësishme të Atit të Shenjtë.

“Kisha është tërësisht misionare”, tha Papa në homelinë e Meshës kushtuar Jubileut të Botës Misionare dhe të Migrantëve e shtoi, po “sot kufijtë e misionit nuk janë më gjeografikë, sepse varfëria, vuajtja dhe dëshira për një shpresë më të madhe, janë ato që karakterizojnë personat që vijnë drejt nesh”.

Migrantët dhe refugjatët, pavarësisht sfidave të mëdha, mbetën dëshmitarë të gjallë të shpresës dhe të besimit” pati theksuar mes tjerash Papa Leoni XIV. Po të ndjekim dëshminë e imzot Simon Kullit të mikrofonin e Radio Vatikanit - Vatican News:

Imzot Simon Kulli
13 tetor 2025, 13:28