Po vjen Zoti me dhuratën e dashurisë!
R.SH. - Vatikan
Është Krishtlindja e në Betlehemet e shtëpive tona adhurojmë Jezu Krishtin, që u zhvesh nga lavdia për t’u bërë i varfër, i shtyrë nga dashuria për njeriun. Një valë dhembshurie e shprese na mbush me gëzim, duke sjellë më vete edhe nevojën e intimitetit e të paqes, për vetën tënde, po mos harro as tjetrin, afër portës së zemrës e të shtëpisë sate. Është Jezusi Foshnje që trokën e pret që t’ia hapësh portën e takimit e të përqafimit magjeps.
Po vjen Zoti me dhuratën e dashurisë!
Ç’ gëzim
bashkë të rrimë me ata që duam,
ta dimë që janë pranë nesh,
t’u shikojmë buzëqeshjen,
t’u dëgjojmë zërin
që na ngushëllon, na siguron e na jep guxim.
Ç’ lumturi
t’i prekim e t’i përqafojmë!
dhurata më e bukur
që personat e dashur mund të na bëjnë
është të jenë të pranishëm mes nesh.
Kur janë pranë nesh,
edhe nata duket më pak e errët
e nuk kemi më frikë.
Ata që duam janë me ne
e për ta jemi gati
të bëjmë mrekullira.
Zoti po vjen në shtëpinë tonë
për të ndenjur me ne.
I afrohet gjithkujt:
oh, ja Dhurata!