Krishtlindja je ti!
R.SH. - Vatikan
Krishtlindja je ti! Çaste meditimi, në Natën e Shenjtë të Krishtlindjes:
Krishtlindja je ti!
Krishtlindja je ti, kur vendos të lindesh përsëri çdo ditë dhe e lë Zotin të hyjë në shpirtin tënd
Bredhi i Krishtlindjes je ti, kur u bën ballë stuhive të jetës
Stolia e Bredhit je ti, kur virtytet janë ngjyrat që e stolisin jetën tënde.
Këmbana e Krishtlindjes je ti, kur kumton festën e i mbledh bashkë njerëzit
Je ti drita e Krishlindes, kur me jetën tënde i ndriçon të tjerët
Engjëlli i Krishtlindejs je ti, kur i prin ndokujt në takimin me Zotin.
E je edhe njëri nga tre Mbretërit, kur jep çka ke më të mirë, pa e llogaritur çka jep
Muzika e Krishtlindjes je ti, kur të jehon në shpirt kënga e Engjëjve
Ikona e Krishtlindjes, ti, kur e shujton me bukë e me shpresë të varfërin që ke përbri
E ti je edhe Nata e Krishtlindjes, kur pa zhurmë e vetëdijshëm e merr, në heshtje të plotë, Shëlbuesin e botës, pa poterën e kremtimeve të bujshme
Ti je buzëqeshja e besimit dhe e dashurisë, në paqen e Krishtlindjes së përhershme; ti, që ndërton mbretërinë e Zotit në shpirtin tënd!”.