2019.11.01 Tutti i santi

Shenjtorët e javës 12-19 korrik

E diel, 12 korrik, Kisha katolike kremton të Dielën e 15-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 12 korrik, kalendari përkujton edhe shën Gjon Gualbertin, abat, themelues i Valombrozanëve dhe shenjtorët Nabori e Feliçi, martirë milanezë.

Vatican News

E diel, 12 korrik, Kisha katolike kremton të Dielën e 15-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’. Gjithnjë më 12 korrik, kalendari kishtar përkujton edhe shën Gjon Gualbertin, abat, themelues i Valombrozianëve dhe shenjtorët Nabori e Feliçi, martirë milanezë.

Ungjillit i kёsaj sё diele nga Mateu (Mt 13,1-23), në një farë mënyre ёshtё një faqe autobiografike, që pasqyron përvojën e Jezusit, eksperiencën e predikimit të tij. Jezusi identifikohet me mbjellësin e shëmbëlltyrës ungjillore, që e hedhë farën e mirë të Fjalës së Hyji, dhe vë re efektet e ndryshme që burojnë nga fara e hedhur, sipas mënyrës së pritjes që i rezervohet kumtimit të Fjalës nga çdo njeri.

Tё hёnёn mё 13 korrik, kalendari kishtar pёrkujton  shën Esdrën, skribë, shën Silën, nxënës tё shën Palit apostull dhe shёn Henrikun II, Duka i Bavarìsë.

Tё martёn mё 14 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Kamilin de Lellis, meshtar, themelues i Shërbëtorëve të të sëmurëve, që pranishёm në mbarë botën, e edhe në Shqipëri, nga Motrat Kamiliane, mbarështuese të të sëmurëve, siç quhen sot rregulltaret kamiliane në shërbim të tё sёmurёve. 

Të mёrkurёn më 15 korrik, kalendari kishtar përkujton shën Bonaventurën nga Bagnoregio, ipeshkëv e dijetar i Kishës, teolog e mistik i madh françeskan. 

Të enjten më 16 korrik, Kisha do të kremtojë festën e Zojës së Karmelit, që tradita e Kishës ndër shqiptarë e njeh me emrin Zoja Karmë. Po më 16 korrik kalendari përkujton edhe shën Marinë Madalena Postel, virgjër, themeluese e motrave të shkollave të krishtera të mëshirës. 

Të premten më 17 korrik,  kalendari përkujton shën Marçelinën, virgjër, motër e shën Ambrozit, ipeshkëv; shën Aleksin e shën Leonin IV, papë. 

Tё shtunёn mё 18 korrik, kalendari pёrkujton shën Emilianin martir; shën Brunon e Senjit, ipeshkëv dhe shën Federikun. 

Të dielёn e ardhshme mё 19 korrik, Kisha katolike do tё kremtojё tё dielёn e 16-tё gjatё vitit kishtar, ciklit tё parё ‘A’. Gjithnjё mё më 19 korrik, kalendari shënon përkujtimin e shën Simakut, papë. 

12 korrik 2026, 09:23