Shenjtorët e javës 7-14 qershor

Mё 7 maj, Kisha katolike romake kremton solemnitetin e Korpit e Gjakut të Krishtit. Gjithnjё më 7 qershor, kalendari kishtar përkujton  shën Anton Maria Gjanelin, ipeshkëv i Bobios, themelues i Bijave të Marisë. 

R. SH. - Vatikan

E Diel 7 maj, Kisha katolike romake kremton solemnitetin e Korpit e Gjakut të Krishtit, -të gjatë vitit kishtar ’A’. Festa lindi në rrethana të caktuara historike e kulturore me qëllimin që populli i Zotit ta ripohonte haptazi besimin e vet në Jezu Krishtin e gjallë e vërtetë të pranishëm në të Shenjtnueshmin Sakrament. Festa e Korpit të Krishtit është mister i pakapshëm për atë mendje njerëzore që nuk ndriçohet nga feja, që nuk frymëzohet e nuk gjallërohet nga dashuria e Krishtit. Kjo festë na kujton Sakramentin e Eukaristisë, në të cilin Jezu Krishti na la tërë vetveten: korp e gjak, shpirt e hyjni. Prandaj edhe është konsideruar gjithnjë si më i shenjti ndër Sakramente.

Gjithnjё më 7 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Anton Maria Gjanelin, ipeshkëv i Bobios, themelues i Bijave të Marisë.

Të hёnёn më 8 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Medardin, ipeshkëv i Nojonit.

Të martën më 9 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Efremin, diakon e doktor i Kishës, shën Primo-n (Prelën) dhe shën Feliçianin, martirë.

Të mërkurën më 10 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Landerikun e shën Cenzurin.

Të enjten më 11 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Barnabën, apostull.

Tё premten më 12 qershor, kalendari përkujton e shën Onofrin.

Të shtunёn më 13 qershorkalendari kishtar përkujton shëna Ndoun e Padovës. Kështu më 13 qershor, në të gjitha vendet antoniane: nga Portugalia, në Padovë, e në trevat shqiptare: në Laç të Sebastes, në Gjakovë, Tuz, Gusi, Binçë, Gllogjan dhe Braticë, do të nderohet Shëna Ndou i Padovës, françeskan e doktor i Kishës. Jeta e tij na kujton se për të qenë i krishterë i vërtetë, nuk mjafton t’i pranosh urdhërimet e Tënzot; duhet t’i jetosh ditë për ditë, i frymëzuar nga Shpirti i jetës.

Të dielën e ardhshme më 14 qershor, Kisha katolike do të kremtojë dielën 11-të gjatë vitit kishtar ’A’. Gjithnjё mё 14 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Elizeun profet dhe Shën Leduinën. 

07 qershor 2026, 11:38