Kërko

2022.06.23 Vetrate delle Chiese gotiche

Shenjtorët e javës 21 – 28 qershor

E diel 21 qershor, Kisha katolike romake kremton të dielën e 12-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A', e gjithnjë më 21 qershor, kalendari kishtar përkujton edhe shën Luigj Gonzagën, rregulltar.

Vatican News

E diel 21 qershor, Kisha katolike romake kremton të dielën e 12-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë 'A', e gjithnjë më 21 qershor, kalendari kishtar përkujton edhe shën Luigj Gonzagën, rregulltar.

Të hënën më 22 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Paolinin, ipeshkëv i Nolës, shën Gjonin Fisher, ipeshkëv i Roçesterit e Shën Tomas More, martirë anglezë. 

Të martën më 23 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Jozefin Kafaso dhe shën Lafrankun.

Të mërkurën 24 qershor,  Kisha katolike kremton festën e lindjen së shën Gjon Pagëzuesit. Shën Gjon Pagëzuesi është shumë i nderuar në vise të ndryshme shqiptare, sidomos në ato vende që mbajnë emrin e tij: Shëngjon ose Shëngjin. Kështu në këtë janë në festë Hoti, Fushë Derveni, Shëngjini e Fushë Mamurrasi ( Shqipëri) dhe mbarë famullia kishtare e fshatit Zllakuqanit (Kosovë) e shumë familje të krishtera shqiptare.

Të enjten më 25 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Maksimin, shën Prosperin, shën Gulielmim, abat, themelues i murgjërve të Montevergjine, Itali, dhe shën Galikanin, ipeshkëv i Embrunit. 

Të premten më 26 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Virgjilin, shën Gjonin dhe Palin, martirë dhe shën Hosemaria Eskrivá de Balaguer, meshtar, themelues i Opus Dei. 

Të shtunën më 27 qershor ,kalendari kishtar përkujton shën Çirilin e Aleksandrisë, ipeshkëv e doktor i Kishës dhe shën Arialdin. 

Të dielën e ardhshme më 28 qershor, Kisha katolike romake do të kremtojë të dielën 13-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 28 qershor kalendari përkujton shën Ireneun, ipeshkëv i Lionit e martir.

21 qershor 2026, 08:44