2025.02.07 Vetrate nelle Chiese

Shenjtorët e javës 14 -21 qershor

R.SH. / Vatikan

E diel 14 qershor,  Kisha katolike romake kremton të dielën e 11-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’, e gjithnjë mё 14 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Elizeun profet dhe shën Leduinën.  

Të hënën më 15 qershor, kalendari përkujton shën Viton martir, shën Bernardin nga Mentone, kanonik i rregullt i shën Augustinit dhe shën Gjermanën Kuzin, virgjër. 

Të martën, më 16 qershor, kalendari përkujton shën Kuirikun e shën Gjulietën, martirë. 

Të mërkurën më 17 qershor, kalendari përkujton shenjtorët Biaxho dhe Diogjeni, të dy martirë. 

Të enjten më 18 qershor, kalendari përkujton shën Markun e Marçelianin, martirë romakë, dhe shën Marinën. 

Të premten më 19 qershor, kalendari i Kishës përkujton shën Romualdin, abat, themelues i Kamaldolezëve, shën Gjuliana Falkonierin, virgjër, themeluese e Mantelateve dhe shenjtorët Gjervazin e Protazin, martirë milanezë. 

Të shtunën më 20 qershor, kalendari përkujton  shën Silverin papë e martir. 

Të dielën e ardhshme më 21 qershor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 12-të gjatë vitit kishtar, ciklit të parë ‘A’, e gjithnjë më 21 qershor, kalendari kishtar përkujton edhe shën Luigj Gonzagën, rregulltar.



14 qershor 2026, 08:53