Kërko

Shën Barnaba apostull Shën Barnaba apostull

Shën Barnaba: duar dhe fjalë për t'i dhuruar botës jetën e Zotit

R.SH. / Vatikan

Është pikërisht përmes duarve dhe fjalëve tona që Zoti mund të mbërrijë te çdo qenie njerëzore. Mirëpo, ky angazhim është gjithmonë një vepër e përbashkët, një punë e kryer në rrjet dhe një sforcim që kërkon përfshirjen e të gjithëve. Historia e Shën Barnabës Apostull na kujton pikërisht se puna e thurjes, e ndërmjetësimit dhe e organizimit është thelbësore që shpallja e të Krishtit të Ngjallur të arrijë në mbarë botën. Ishte pikërisht në këtë frymë universaliste që u angazhua ky apostull, bashkëudhëtar i Shën Palit dhe ungjillëzues i Qipros.

Figura e Barnabës shfaqet rreth njëzet herë në Veprat e Apostujve dhe gjashtë herë të tjera në disa letra të Shën Palit, gjë që dëshmon autoritetin e madh që gëzonte ky “i huaj”. Ai kishte lindur në Qipro dhe kishte shitur gjithçka që zotëronte, duke ua dhuruar fitimin Kishës në agim të saj. Një Kishë, në formësimin e së cilës kontribuoi vetë puna e tij: shën Barnaba ishte ndër besimtarët e parë të Jeruzalemit, çoi shpalljen e të Jezusit të Ngjallur në Antioki dhe ndihmoi Palin që të pranohej nga të krishterët, të cilët ushqenin një mosbesim të thellë ndaj ish-përndjekësit të tyre.

Më pas, Baranda e shoqëroi Palin, Apostullin e Popujve, në udhëtimin e tij të parë. Barnaba mori pjesë në Koncilin e Jeruzalemit dhe mbështeti me ngulm nevojën për t'ua çuar Ungjillin paganëve, si dhe misionin në Mesdheun Lindor. Sipas disa burimeve të mëvonshme, Barnaba vdiq në Salamis, i vrarë me gurë për shkak të fesë së tij në Jezu Krishtin, Zot e Shëlbues.

11 qershor 2026, 11:56