Kërko

Një pjesë e orizit që i është dhuruar Papës nga fermerët nga Pavia është gati për t'u dërguar në Ukrainë. Një pjesë e orizit që i është dhuruar Papës nga fermerët nga Pavia është gati për t'u dërguar në Ukrainë.

Fermerët pavezë dhurojnë dy tonelata oriz për Lëmoshtarinë e Papës

Nisma është homazh për Papën, i cili do të jetë për vizitë baritore në Pavia e në Sant'Angelo Lodigiano, Itali, të shtunën, më 20 qershor. Imzot Luis Marín de San Martín: gjest që mban "gjallë forcën, shpresën dhe besimin e nevojtarëve".

Vatican News

Dy ton oriz Carnaroli, i mbledhur falë zinxhirit të solidariteti nga Konfederata Italiane e Fermerëve të Pavias, me rastin e vizitës baritore të Leonit XIV, iu dhuruan Lëmoshtarisë Apostolike. Do të shpërndahen në Romë për të varfrit dhe nevojtarët, ndërsa 800 kilogramë do të dërgohen në Ukrainë.

Gjest, me të cilin fermerët në provincën e Pavias iu përgjigjën thirrjeve të Papës për solidaritet dhe ndarje të të mirave për më të pafavorizuarit, "duke lejuar që t'u jepet lehtësim vuajtjeve të tyre”, shkruan në një letër drejtuar Konfederatës Italiane të Fermerëve, Lëshmotari i Papës, Imzot Luis Marín de San Martín, kreu i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Shërbimin e Bamirësisë.

Sipas prelatit, dhurimi i jashtëzakonshëm është "fryt i punës së fermerëve" në zonën e Pavias, "i dërguar në Vatikan" ditët e fundit "me ndërmjetësimin e Ipeshkvit Corrado Sanguineti".  Përmes këtij gjesti mbahet gjallë “forca, shpresa dhe feja e atyre që ndodhen në nevojë dhe në dëshpërim, veçanërisht e fëmijëve dhe të moshuarve”, shton lëmoshtari papnor në letrën e tij. Ai shpjegon më tej se Lëmoshtaria Apostolike është “vendi ku merr formë bamirësia e Atit të Shenjtë, porta që do të mbetet e hapur për këdo që troket”.

19 qershor 2026, 14:26