Kërko

Sipas UNICEF-it, rreth tetë milionë fëmijë në DR Kongo kanë nevojë për ndihmë humanitare (AFP ose licensues) Sipas UNICEF-it, rreth tetë milionë fëmijë në DR Kongo kanë nevojë për ndihmë humanitare (AFP ose licensues)

473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte

Nga Gaza në Liban, duke kaluar përmes Sudanit, Mozambikut, Republikës Demokratike të Kongos dhe Ukrainës: përqindja e fëmijëve që jetojnë në zona lufte pothuajse është dyfishuar, duke kaluar nga 10 për qind në vitet nëntëdhjetë në rreth 19 per qind sot. Më 4 qershor u shënua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm Viktima të Agresionit, e institucione nga OKB-ja në vitin 1982.

R.SH. / Vatikan

Rreth 473 milionë fëmijë, më shumë se një në gjashtë në botë, jetojnë sot në zona të prekura nga luftërat dhe konfliktet e armatosura, sipas të dhënave më të fundit të OKB-së. Kjo shifër përfaqëson nivelin më të lartë të regjistruar në dekada dhe tregon se fëmijët janë sot më shumë se kurrë viktima të drejtpërdrejta të luftërave.

Më 4 qershor u shënua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm Viktima të Agresionit, e themeluar nga OKB-ja në vitin 1982 për të kujtuar vuajtjet e fëmijëve dhe për të nxitur veprime për mbrojtjen e tyre.

Konfliktet e sotme zhvillohen kryesisht në qytete dhe zona të banuara, ku përdorimi i dronëve dhe armëve moderne ka rritur rrezikun për civilët. Fotot dhe raportimet nga zonat e luftës tregojnë se sulmet shpesh synojnë vendet strategjike, duke shkaktuar tmerr dhe presion politik.

Situata është alarmante në shumë rajone të botës:

  • Gaza: Që nga tetori 2023, sipas UNICEF, janë vrarë 21.000 fëmijë, 45.000 janë plagosur ose gjymtuar, 56.000 janë mbetur jetimë, dhe një milion fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe mbështetje psikologjike.
  • Sudan: Vetëm në 90 ditët e para të vitit 2026, të paktën 245 fëmijë janë vrarë ose plagosur, duke përfshirë një foshnjë vetëm 7-ditëshe.
  • Ukrainë dhe Liban: Intensifikimi i sulmeve ka shkaktuar viktima të shumta mes fëmijëve, duke përfshirë raste ku fëmijë vetëm 3 vjeç janë gjetur të vrarë.

Sipas UNICEF, rreth 47,2 milionë fëmijë janë të zhvendosur për shkak të konfliktit dhe dhunës, dhe numri i fëmijëve që jetojnë në zona lufte është rritur nga 10% në vitet 1990 në rreth 19% sot.

Historitë personale tregojnë për pasojat e thella të luftës: Tinikho dhe Fiel në Mozambik dhe Démocratie në Kongon Demokratike janë fëmijë që kanë humbur familjarët ose janë detyruar të bëhen ushtarë, por megjithatë ruajnë shpresën dhe buzëqeshjen. Organizatat humanitare dhe vullnetarët punojnë çdo ditë për t’i mbështetur dhe për t’i ndihmuar të jenë fëmijë, pavarësisht nga kushtet e vështira.

Ekspertët theksojnë rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe agresioni i të rriturve dhe nevojën për t’u siguruar që ata të kenë mundësi të luajnë, të ndihen të sigurt dhe të ëndërrojnë një të ardhme më të mirë.

05 qershor 2026, 11:49