Trinia Shenjte Trinia Shenjte

Shenjtorët e javës 31 maj - 7 qershor

Mё 31 maj, Kisha katolike kremton solemnitetin e Trinisё Shenjte. Festa e Trinisë Shenjte na thërret jemi bashkësi dashurie e jete sepse Zoti nuk është vetmi e pafund, por bashkim drite e dashurie: këtë na kujton misteri i Njënisë dhe e Trinisë së Tënzot. Hyji është jetë e dhuruar dhe e marrë në një dialog të amshuar ndërmjet Atit e Birit, në Shpirtin Shenjt – i Dashuruar, i Dashur e Dashuri, siç shprehet Shën Augustini.

R.SH. - Vatikan

E diel 31 maj, Kisha katolike kremto festën e Trinisë Shenjte. Duke iu referuar festës së Trinisë Shenjte, mos të harrojmë se tërë jeta tokësore e Jezu Krishtit ka qenë shfaqje e misterit më të bukur. më të thellë , më të pashqyrtueshëm të Hyjit: e ky mister është Ati, Biri e Shpirti Shenjtë = Një natyrë e vetme Hyjnore në Tri vehtje ( në tre persona). iturgjia e Fjalës Hyjnore e këtij solemniteti pohon se Zoti është Trini Dashurie për t’u besuar, për t’u dëgjuar e për t’u pranuar në jetë.

Gjithnjë më 31 maj, kalendari kishtar kujton Pasinë e së Lumes Mari Virgjër te Shën Elizabeta, nga e cila lind ‘Madhërimi’ ( ‘Magnificat’), kënga e cila madhëron Zotin e Gjithëpushtetshëm për punët e mëdha që kryen në jetën e bijve të vet, që jemi ne njerëzit.

Të hënën më 1 qershor, kalendari kishtar përkujton  shën Justinin, filozof e martir. 

Të martën më 2 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Marçelinin meshtar, shën Pjetrin ekzorcist e martir dhe shën Eugjenin, papë. 

Të mërkurën më 3 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Karl Lvanga-n me shokë, martirë të Ugandës e shën Klotildën, mbretëreshë të frakëve.  zoti.

Të enjten më 4 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Françesk Karaçiolo, meshtar, themelues i Klerikëve të Vegjël Rregulltarë dhe e Shën Kuirini, martir. 

Të premten më 5 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Bonifacin, ipeshkëv e martir, apostull i Gjermanisë. 

Të shtunën më 6 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Norbertin, ipeshkëv i Magdenburgut, themelues i Kanonikëve Rregulltarë Premostratens; Shenjtorët Artemi e Paolina, martirë e Shën Klaudio-n, abat e ipeshkëv. 

Të dielën e ardhshme më 7 qershor, Kisha katolike do të kremtojë solemnitetin e Korpit e Gjakut të Krishtit. Festa e Korpit e Gjakut të Krishtitlindi në rrethana të caktuara historike e kulturore me qëllimin që populli i Zotit ta ripohonte haptazi besimin e vet në Jezu Krishtin e gjallë e vërtetë të pranishëm në të Shenjtnueshmin Sakrament. Festa e Korpit të Krishtit është mister i pakapshëm për atë mendje njerëzore që nuk ndriçohet nga feja, që nuk frymëzohet e nuk gjallërohet nga dashuria e Krishtit. Kjo festë na kujton Sakramentin e Eukaristisë, në të cilin Jezu Krishti na la tërë vetveten: korp e gjak, shpirt e hyjni. Prandaj edhe është konsideruar gjithnjë si më i shenjti ndër Sakramente.

Gjithnjë më 7 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Antonin Maria Gjanelli, ipeshkëv e themelues i Bijave të Marisë.

 

31 maj 2026, 09:55