Shenjtorët e javës 24 - 31 maj
R.SH. - Vatikan
Sot e diel më 24 maj, Kisha katolike romake, sot 50 ditë pas festës së Pashkëve, kremton festën e Rrëshajëve. Po kujtojmë se kremtimi i Zbritjes së Shpirtit Shenjt Zot mbi Apostujt e mbledhur në Çenakull, së bashku me Marinë Virgjër, shënon plotësimin e premtimeve të Krishtit, do të thotë dërgimin e Shpirtit Shenjt, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar dishepujt e vet në misionin, veprimtarinë, lodhjen e frikën e tyre. Jezusi u tha apostujve: “Do të ju dërgojë Shpirtin Shenjt. Ai do të ju japë forcë, guxim e entuziazëm”!. Festa e Rrëshajëve shënon ditëlindjen e Kishës.
Gjithnjё më 24 maj, kalendari kishtar përkujton edhe festën e Zojës Ndihmëtare, pajtore qiellore e Kishёs Katedrale tё Prizrenit, nё Kosovё.
Të hënën më 25 maj, kalendari kishtar përkujton festën e së Lumes Mari Virgjër, Nënë e Kishës, po më 25 maj kalendari përkujton edhe shën Gegën VII, papë, shën Bedën e Nderuar, meshtar benediktin e doktor i Kishës dhe shën Marinë Madalenë de Paci, virgjër.
Të martën më 26 maj, kalendari kishtar përkujton shën Filip Nerin, themelues i Kongregatës së Meshtarëve të Oratorit; shën Eleuterin papë, shën Lambertin dhe shën Simetrin, martir.
Të mërkurën më 27 maj, kalendari kishtar përkujton shën Augustinin, kryeipeshkëv i Kanterbërit dhe shën Eutropin.
Të enjten më 28 maj, kalendari kishtar përkujton shën Gjermanin, ipeshkëv i Parisit.
Të premten më 29 maj, sipas kalendarit kishtar përkujton shën Ursulën Ledohovska, themeluese e motrave Orsoline të Zemrës së Jezusit në agoni dhe shën Palin VI papë.
Të shtunën më 30 maj, kalendari përkujton shën Zhanën d’Ark, virgjër e shën Ferdinandin, mbret i Kastiljes.
Të dielën e ardhshme më 31 maj, Kisha katolike do të kremtojë festën e Trinisë Shenjte,solemnitet që na thërret të jemi bashkësi dashurie e jete sepse Zoti nuk është vetmi e pafund, por bashkim drite e dashurie: këtë na kujton misteri i Njënisë dhe i Trinisë së Tënzot. Hyji është jetë e dhuruar dhe e marrë në një dialog të amshuar ndërmjet Atit e Birit, në Shpirtin Shenjt – i Dashuruar, i Dashur e Dashuri, siç shprehet Shën Augustini.
Gjithnjë më 31 maj bies edhe festën e vizitës që e Lumja Mari Virgjër i bëri kushërirës së vet Elizabetës, nga e cila lind himni i ‘Madhërimit’ (‘Magnificat’), kënga e cila madhëron të Gjithëpushtetshmin Zot për punët e mëdha që kryen në jetën e bijve të vet. Kjo festë njihet me emrin Pasia e Virgjërës Mari.