Qyteti i Vjetër i Jerusalemit Qyteti i Vjetër i Jerusalemit

Më 4 maj kalendari kujton Shën Qiriakun e Jerusalemit, ipeshkëv

Një tekst apokrif, shënon se kur ipeshkvi i Jerusalemit dhe nëna e përshpirtshme e Konstantinit, Helena, kërkon në Qytetin e Shenjtë për të gjetur Kryqin e Krishtit, patën ndihmuar një hebré me emrin Judë. Ndër mrekullitë e para që bëri druri i shenjtë i Kryqit qe kthimi i këtij hebreu në fenë e Krishtit, qe nisi të quhej Qiriako

R.SH: - Vatikan

Më 4 maj kalendari kishtar përkujton Shën Qiriakun e Jerusalemit, ipeshkëv

Një tekst apokrif tregon se ai ishte hebre me emrin Juda dhe mori emrin Qiriak pasi u konvertua. Pasi u bë ipeshkëv i Jeruzalemit, e më vonë pësoi martirizimin për shkak të fenë në Jezu Krishtin, së bashku me nënën e tij Anën, nën sundimin e Julian Apostatit.

Po kush qe në të vërtetë Shën Qiriaku? Sipas një teksti apokrif, shënohet se kur ipeshkvi i Jerusalemit dhe nëna e përshpirtshme besimtare e Konstantinit, shën Helena, kërkonin në Qytetin e Shenjtë për të gjetur Kryqin e Krishtit, patën ndihmuar një hebré me emrin Judë. Ndër mrekullitë e para që bëri druri i shenjtë i Kryqit të Jezusit qe pikërisht kthimi i këtij hebreu në fenë e Krishtit. Posa ndërroi emrin e nisi të quhej Qiriako (emër me origjinë greke, që do të thotë “patric”, shumë i përhapur aso kohe në botën romake), e pasi përshkoi udhët e Palestinës, u zgjodh ipeshkëv i Jerusalemit dhe më pas u martirizua, së bashku me nënën e tij, Anën, gjatë persekutimit të Julianit Apostat. Edhe rrëfimi i martirologut romak përkon me këtë histori.

Sipas një tradite tjetër, fill pas konvertimit, Qiriaku erdhi në Itali, në Ankona, ku nderohet që nga Mesjeta e Hershme. Pas një episkopati të gjatë, gjatë një shtegtimi në vendet e shenjta, ai mendohet se u martirizua rreth vitit 135 p.K..

Një traditë e tretë tregon, përkundrazi, se ai nuk mbërriti kurrë në Itali dhe se reliktet e tij u transportuan në Ankona në shekullin V, me dëshirën e Galla Placidia

04 maj 2026, 12:10