Inteligjenca Artificiale Inteligjenca Artificiale

BE, 'ndajmë vizionin e Papa Leonit për mbrojtjen ndaj modeleve të IA-së'

Thomas Regnier: "Ne ndajmë plotësisht vizionin e Shenjtërisë së Tij, Papa Leonit XIV, dhe nevojën për një kuadër ligjor efikas dhe të qëndrueshëm për inteligjencën artificiale. Në Evropë ky nuk është vetëm një vizion, është tashmë një realitet. Ky është rasti me rregulloren tonë për IA-në, atë për shërbimet dhe tregjet digjitale, si dhe për mbrojtjen e të dhënave".

R.SH. / Vatikan

"Ne ndajmë plotësisht vizionin e Shenjtërisë së Tij, Papa Leonit XIV, dhe nevojën për një kuadër ligjor efikas dhe të qëndrueshëm për inteligjencën artificiale. Në Evropë ky nuk është vetëm një vizion, është tashmë një realitet. Ky është rasti me rregulloren tonë për IA-në, atë për shërbimet dhe tregjet digjitale, si dhe për mbrojtjen e të dhënave". Kështu deklaroi gjatë konferencës së përditshme për shtyp zëdhënësi i Komisionit Evropian, Thomas Regnier, lidhur me paralajmërimin e Papës drejtuar kompanive të mëdha teknologjike (Big Tech). Papa Leoni, përmes enciklikës së tij Magnifica Humanitas, vuri në dukje rëndësinë e "rregullave të drejta dhe mbrojtjes efikase" në një kohë kur "njohuritë dhe teknologjitë mbeten të përqendruara në duart e pak njerëzve".

"Sot në Evropë jemi krenarë të pohojmë se kemi një kuadër ligjor të qartë dhe konciz", nënvizoi Regnier, duke shtuar se modelet e IA-së që mund t'i ekspozojnë gratë ndaj rreziqeve në rrjet ose që krijojnë materiale të pornografisë me fëmijë "nuk kanë hapësirë në BE". "Sa u përket gjigantëve teknologjikë, kuadri ynë ligjor nuk zbatohet vetëm për disa prej tyre, por për të gjitha modelet" dhe kompanitë "që operojnë me IA në Evropë", përfundoi zëdhënësi i pallatit Berlaymont.

26 maj 2026, 18:39