2020.07.03 Vangelo del giorno san Tommaso apostolo Gesù risurrezione

Shenjtorët e javës 12 - 19 prill

E diel 12 prill, Kisha kremton të Dielën e II tё Pashkëve dhe festën e Mëshirës Hyjnore. Ungjilli na sjell përsëri të vërtetën e Ngjalljes së Jezu Krishtit. Në këtë ngjarje të Ngjalljes realizohen shpresat e njerëzimit. E e Diela II e Pashkëve ёshtё dita që liturgjikisht përqendrohet edhe tek temat e Mëshirës Hyjnore, sepse lidhet me dukjen e Jezusit tё Ngjallur apostujve në Çenakull. Është, pra, e Diela në të cilën liturgjia kishtare flet shumë për përdëllimin e Zotit.

R.SH. - Vatikan

E diel 12 prill, Kisha katolike kremton të Dielën e II tё Pashkëve dhe festën e Mëshirës Hyjnore. Po mё 12 prill, kalendari kishtar përkujton shën Julin I, papë, shën Zenon, ipeshkëv i Veronës, Jozef Moskatin, mjek nga Napoli.

Liturgjia e Dielёs sё II  tё Pashkëve na sjell përsëri të vërtetën e Ngjalljes së Jezu Krishtit. Në ngjarjen e Ngjalljes realizohen shpresat e njerëzimit. E Diela II e Pashkëve ёshtё dita që liturgjikisht përqendrohet edhe tek temat e Mëshirës Hyjnore, sepse lidhet me dukjen e Jezusit tё Ngjallur apostujve në Çenakull, me zemër të hapur, si dhe me themelimin e Sakramentit të Rrëfimit a të Pajtimit me Zotin. Është, pra, e Diela në të cilën liturgjia kishtare flet shumë për përdëllimin e Zotit, të manifestuar nga Jezu Krishti.

Të hënën më 13 prill kalendari kishtar përkujton shën Martinin I, papë e martir dhe shën Ermenegjildin.

Të martën më 14 prill,  kalendari kishtar përkujton shën Tiburcin, shën Valerianin e Maksimin, martirë.

Të mërkurën  më 15 prill, kalendari kishtar përkujton shën Maronin e shën Damianin De Vuester,

Të enjten më 16 prill,  kalendari kishtar përkujton shën Benediktin Jozef Labre, shën Berndardetën Soubiroues, virgjër.

Të premten  mё 17 prill,  kalendari kishtar përkujton shën Simeonin, ipeshkëv e martir, shën Robertin, abat.

Të shtunën mё 18 prill kalendari kishtar përkujton shën Anastazien, shën Galdinin, kryeipeshkёv i Milanos e kardinal, shën Eleuterin, ipeshkëv i Ilirikut dhe Ancienën, nënën e tij.

Tё dielën që vjen më 19 prill, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielën e 3-tё kohës liturgjike tё Pashkëve, ciklit të parë ‘A’, e po më 18 prill kalendari kishtar përkujton shën Leonin IX, papë.



12 prill 2026, 08:49