Kërko

2021.11.01 La santa messa nella chiesa di tutti i santi e la preghiera per i defunti presieduta da mons Stanislav Zore

Shenjtorët e javës 8 – 15 mars

E diel më 8 mars, Kisha katolike romake kremton te dielën e 3-të të Kreshmëve, ciklit të parë. Gjithnjë  më 8 mars kalendari kishtar përkujton  Shën Gjonin e Zotit

R.SH. - Vatikan

E diel më 8 mars, Kisha katolike romake kremton te dielën e 3-të të Kreshmëve, ciklit të parë. Gjithnjë  më 8 mars kalendari kishtar përkujton  Shën Gjonin e Zotit, themelues i Kongregatës Fatebenefratelli, pajtor qiellor i të sëmurëve dhe i punonjësve të spitaleve. 

Të hënën më 9 mars, kalendari kishtar përkujton Shën Françesken romake, themeluese të Motrave Oblate të Tor’ de Speki, shën Dominik Savio, dyzet Martirët e Sebastes dhe Shën Katerinen e Bolonjës.

Të martën më 10 mars, kalendari kishtar përkujton Shën Simpliçin, papë dhe Shën Gjonin Ogilvie, meshtar jezuit e martir.

Të mërkurën më 11 mars, sipas kalendarit kishtar përkujton Shën Sofronin, ipeshkëv i Jerusalemit, shën Eulogi, meshtar e martir.

Të enjten më 12 mars, kalendari kishtar përkujton shëm Maksimilianin, martir dhe shën Inoçencin I, papë.

Të premten më 13 mars, kalendari kishtar përkujton shën Sabinin, martir; shën Kristinen martire dhe shën Leandrin, ipeshkëv të Seviljes.

Të shtunën më 14 mars, kalendari kishtar përkujton shën Matilden, mbretëreshë dhe të Lumin Plaçido Rikardi, murg.

Të dielën e ardhshme më 15 mars, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 4-të të Kreshmëve, ciklit të parë,  e po më 15 mars, kalendari përkujton edhe shën Zakarinë papë; shën Luizen de Marijak, bashkëthemeluese të Bijave të dashurisë e shën Klementin Hofbauer, meshtar redentorist.

08 mars 2026, 15:28